Uidhers: T’i referohen harmonisë fetare dhe tolerancës në Shqipëri
21/09/2009 Përfaqësues të lartë të shtetit dhe diplomatë urojnë Bajramin
Drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar kanë uruar dje për Fiter Bajramin të gjithë besimtarët myslimanë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, takoi kryetarin e bashkësisë Myslimane Haxhi Ing. Selim Muça dhe më pas vizitoi dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku u prit nga kreu i saj Baba Reshat Bardhi. “Uroj që Fiter Bajrami të na ketë gjetur më të mirë e më të ndershëm, plot dashuri për familjet e të afërmit e me më tepër patriotizëm për Shqipërinë. Harmonia dhe toleranca fetare, festimi i përbashkët i festave fetare përbëjnë disa nga tiparet e vyera të bashkëjetesës së kombit tonë, që ne i kemi trashëguar dhe me të cilat do të pasurojmë akoma më shumë vlerat e familjes së përbashkët evropiane, pjesë e së cilës do të jemi edhe formalisht së shpejti”, - tha Topi. Ndërsa Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kanë uruar festën që nga qyteti i Shkodrës. Ata vizituan myftininë e këtij qyteti, nga ku uruan të gjithë besimtarët myslimanë të vendit për këtë ditë të madhërueshme. “U përcjell të gjithë besimtarëve mysliman të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë Ditën e Bajramit, këtë ditë të shenjtë, ditën në të cilën njeriu nderon para së gjithash sakrificën dhe përkushtimin e tij ndaj Zotit, besimit të së mirës”, - tha Berisha. Festën e uroi edhe ambasadori amerikan Xhon Uidhers, i cili theksoi se SHBA-të, por dhe të gjitha vendet ku bashkëjetojnë disa fe, duhet t’i referohen harmonisë fetare dhe tolerancës në Shqipëri. Ai iu shmang interesimit të medies mbi bojkotin e opozitës.