E Diel, 1 Nëntor 2026

“THE FINANCIAL TIMES”: Kosova, shembull për vendet e tjera

Gazeta britanike “THE FINANCIAL TIMES”, nëpërmjet një komenti të ekspertit britanik, e konsideron krijimin e shtetit të ri të Kosovës si një shembull të mirë për nacionalistët skocezë.
Autori shkruan se shpallja e pavarësisë së Kosovës, krijimi i shtetit më të ri në Europë, edhe pse paraqet një ngjarje që po ndodh në largësi, jep shembullin e mirë për një shtet tjetër,
i cili, sipas autorit, është i gëzuar për mundësitë që hapen nga kjo lëvizje. Më tutje, gazeta shkruan se vendet që nuk pranojnë shtetin e Kosovës po e bëjnë këtë për shkak të shkaqeve vendore nacionaliste. Në shkrim përmenden arsyet e veçanta të secilit shtet për shkak të të cilave Qiproja, Spanja, Slovlakia, Rumunia, Greqia dhe Bullgaria i kundërshtojnë ose janë të pakënaqura me shpalljen e pavarësisë. Autori shprehet se ekziston mundësia që po këto vende për të mbrojtur interesat e tyre do të bllokojnë hyrjen e Skocisë së pavarur në Bashkësinë Europiane vetëm e vetëm për të mbrojtur intereset e tyre.

“International Herald Tribune”

Dhuna në veriun e Kosovës do të jetë më e ashpër nëse autoritetet kosovare do të përpiqen të vendosin nën kontroll popullsinë serbe. Kështu shprehet gazeta “International Herald Tribune”. Lideri serb nga Mitrovica, Milan Ivanoviç, ka bërë të ditur për gazetën se liderët kosovarë gabohen kur marrin përsipër se do të jenë në gjendje të vendosin autoritetin edhe në zonat me popullsi serbe. Rreth 50 mijë serbë në pjesën veriore janë të vendosur të mos e njohin shtetin e ri duke vazhduar ta konsiderojnë veten si pjesë e Serbisë së Madhe. “Zyrtarët e Kosovës mund të vendosin autoritetin e tyre vetëm nëpërmjet forcës”, - është shprehur Ivanoviç. Serbia dhe minoriteti serb në Kosovë kanë refuzuar të pranojnë pavarësinë e shtetit të ri, zonë kjo e dominuar nga popullsia etnike e shqiptarëve të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe ekziston frika se veprimi i pavarësisë mund të sillte një konflikt të madh, të ngjashëm me luftërat etnike në rajon në vitin 1990. Kjo gazetë ripërsërit qëndrimin e Serbisë për kundërshtimin e misonit europian që do të vendoset në Kosovë.

28 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›