SHBA-të dhe Rusia do të vazhdojnë dialogun për Kosovën
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi, ka deklaruar se SHBA-të dhe Rusia do të vazhdojnë dialogun ndonëse ekziston mospajtimi rreth çështjes së Kosovës. “Rregullisht bisedojmë me qeverinë ruse rreth kësaj çështjeje si dhe për të tjerat. Respektojmë faktin se mes nesh ekziston mospajtimi rreth kësaj çështjeje, por kjo nuk do të thotë se nuk mund t’i vazhdojmë bisedimet me respektin e plotë, pa dhunë dhe frikë”, - tha Kejsi duke përsëritur se SHBA-të e kuptojnë se çështja e Kosovës është shumë e rëndësishme për Serbinë, por ka theksuar se Uashingtoni dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Beogradin. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka vënë në dukje se zgjidhja e çështjes së Kosovës paraqet "një pjesë të ballafaqimit me pasojat e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë".
28 Shkurt 2008