Rektori i Vlorës me pushime, dyshime për dorëheqjen
Rektori që mori përsipër të hiqte emrin e Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës, ka shumë mundësi të humbasë punën.
Lajmet e djeshme nga Vlora për një dorëheqje të mundshme të Tanush Shaskajt, u justifikuan me largimin e rektorit në Shtetet e Bashkuara për pushime. Por duket se presioni publik po përbën një barrierë të fortë për votimin e vendimit unik të senatit të këtij universiteti. Në fakt, lajmet për dorëheqjen nuk u konfirmuan zyrtarisht nga Ministria e Arsimit. Kjo e fundit, lajmëroi dje se nuk ka asnjë njoftim me shkresë, apo të formës elektronike për ndonjë largim, dorëheqje apo kushte nga rektori i Vlorës. Lajmi i përhapur dje ka një të vërtetë. Rektori nuk është në Vlorë prej dy ditësh. Fill pas njoftimit për ndryshimin e emrit të universitetit, ai ka marrë pushimet dhe është larguar.
Zv/rektorja
E para që nuk e konfirmoi lajmin ishte zv/rektorja e universitetit, Pranvera Jahollari. Menjëherë pas informacioneve të përhapura vrullshëm në media, ajo ka mbajtur një konferencë për shtyp. “Unë nuk kam njoftim zyrtar as nga Ministria e Arsimit dhe as nga vetë Shaska. Nëse lajmi do të ishte i vërtetë përfaqësuesit e ministrisë do na kishin njoftuar.” Zv/rektorja ka theksuar se, gjatë komunikimeve të fundit me rektorin me anë të postës elektronike, ky i fundit nuk i ka lënë të kuptohet apo t’i jetë shprehur për dorëheqje. Sipas saj, në komunikim me të, rektori ka lënë detyra që të vazhdojë punën për të realizuar ato detyra dhe projekte që janë në vazhdim. “Nëse ai do t’i kishte kërkuar ministrit të Arsimit një kërkesë të tillë, do na kishte thënë dhe nuk do të kërkonte vazhdimin e punës dhe nuk do të na kishte lënë detyra të mëtejshme për t’i realizuar. Pra, nuk kemi asnjë njoftim zyrtar as nga Ministria e Arsimit dhe as nga vetë Shaska se ka një kërkesë drejtuar ministrit të Arsimit për dorëheqje të rektorit”.
Ish-rektori
Ish-rektori i universitetit “Ismail Qemali”, është shprehur se, propozimi për t’i ndërruar emrin universitetit është përgjegjësi e të gjithë senatit. Sipas tij, senati as nuk duhej të pranonte një diskutim të tillë. “Ishte një turp i rektorit, si dhe i anëtarëve të senatit që votuan pro ndërrimit të emrit të universitetit. Emri i Ismail Qemalit e lartëson dhe e nderon këtë universitet, dhe kjo u vërtetua nga reagimi që pati në media dhe te qytetarët vlonjatë dhe shqiptarët brenda dhe jashtë vendit”. Sipas tij, në universitet janë bërë edhe shumë shkelje të tjera me iniciativë të rektorit Shaskaj. “Pas kthimit të tij, ne kemi kërkuar një mbledhje të senatit, për të bërë një analizë të thellë të ngjarjeve, kush e hodhi idenë e ndërrimit të emrit të universitetit, kush e përgatiti këtë skemë, përse ju mbajt e fshehur anëtarve të senatit dhe përse ju dha me urgjencë në mbledhjen e senatit”, u shpreh ai.
Sipas Shkurtajt, diplomat që janë shpërndarë dhe të tjerat që nuk janë shpërndarë ende nuk kanë asnjë vlerë ligjore, sepse asnjë prej tyre nuk ka vulë dhe element sigurie, ato u bënë thjesht për t’u shpërndarë në ditën e ceremonisë së shpërndarjes së diplomave. Maturantëve do t’u shpërndahen diploma të tjera të rregullat me element sigurie, me firmë e me vulë, të cilat po përgatiten me porosi të Ministrisë së Arsimit. Diplomat do të kenë elementët të sigurisë, si dhe me siglën “Universiteti Teknologjik Ismail Qemali, Vlorë”.