Holandezët fitojnë projektin për ndërtimin e “Tiranës së re” te liqeni
Studioja holandeze MVRDV ka fituar dje konkursin ndërkombëtar për zhvillimin urban të zonës pranë digës së Liqenit Artificial.
Juria e konkursit ndërkombëtar, e cila përbëhej nga arkitektë vendas dhe të huaj vlerësuan si idenë me potencial më të madh të zhvillimit urban, prezantimin e studios MVRDV, përfaqësuar nga arkitekti i njohur Winy Maas dhe që do të jetë ideja mbi të cilën do të zhvillohet ky projekt në të ardhmen. Kjo zonë shtrihet në pjesën jugore të Tiranës, në veri te Liqenit Artificial dhe përfshin gjithashtu, zonën e Kopshtit Botanik, klubin “Dinamo”, kompleksin e pishinave, bregun e liqenit si dhe një pjesë të parkut të madh të liqenit. Pas shpalljes së studios fituese kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama tha se: “Ky konkurs synon gjetjen e idesë më të mirë, e cila sigurisht do të zhvillohet më tutje, sepse bëhet fjalë për një moment strategjik për zhvillimin e kryeqytetit”. Sipas tij, kjo zgjedhje e bërë nuk është pamja përfundimtare e projektit që do të realizohet nesër, por është bërthama dhe ideja më largpamëse për të pasur nesër një zhvillim të integruar dhe një ekuilibër mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, mes asaj që do të ndërtohet në atë zonë dhe harmonizimit të saj, qoftë me liqenin, qoftë edhe me njollën e gjelbër që do të lindë po aty.