TIA Te nderhyhet ne Kushtetute per heqjen e imunitetit te deputeteve

TIRANE- Transparency International Albania TIA kerkoi sot heqjen e imunitetit per deputetet ne menyre qe ti hapet rruge hetimit te te gjitha rasteve te korrupsionit.
Ne nje konference per shtyp TIA kerkoi thirrjen e nje seance te jashtezakonshme parlamentare per ndryshimin e Kushtetutes ne lidhje me heqjen e imunitetit si privilegj per deputetet ministrat gjyqtaret dhe cdo drejtues institucioni me qellim hapjen rruge te hetimit per cdo veper penale te kryer prej tyre.
Vetem angazhimi retorik dhe deklarativ mbi imunitetin eshte i pamjaftueshem dhe jo ligjor per te thyer barrierat e imunitetit dhe per te hetuar pa vonese e pengese cdo zyrtar te implikuar.- thuhet ne deklarate
TIA kerkoi gjithashtu cuarjen deri ne fund nga ana e Prokurorise te te gjitha rasteve per korrupsion per te cilet ka nisur nje hetim.
TIA nenvizoi edhe nevojen emergjente per dialog konstruktiv mes paleve politike per modifikimin e kodit zgjedhor ne linje me rekomandimet e OSBE-ODIHR per zgjedhjet.