E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA: Të publikohen financuesit e partive politike



Transparency International Albanian ka bërë thirrje që partitë politike në Shqipëri të publikojnë financat e tyre. Gjatë një konference për shtyp, kjo organizatë u shpreh se duhet të hartohet një listë e të gjitha bizneseve që duhet të përjashtohen nga financimet e partive. “TIA u kërkon të gjitha partive të bëjnë publike listën e të gjithë personave juridikë dhe aksionerëve të tyre, të cilëve sipas Kodit të ri Zgjedhor u ndalohet financimi i subjekteve politike gjatë fushatës elektorale”, - tha përfaqësuesi i kësaj organizate, Kliton Zguri. Njëkohësisht është kërkuar që të gjitha bizneset që kanë lidhje me tendera publikë, të përjashtohen nga financimet e partive politike. Një fakt të tillë e kërkon edhe ligji i ri zgjedhor i cili shpreh se “personat juridikë dhe aksionerët e tyre që kanë përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në dy vjetët e fundit, me vlerë mbi dhjetë milionë lekë, u ndalohet me ligj kontributi financiar ndaj partive politike”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›