E Shtunë, 31 Tetor 2026

200 trajnime në vit për punonjësit e administratës



Këshilli i Ministrave dërgoi në Kuvend projektligjin për ngritjen e një shkolle rajonale për kualifikimin dhe trajnimin e punonjësve të administratës. Projektligji është një projekt ku 7 vende të rajonit do të ngrenë një shkollë të përbashkët. Projekti do të nisë së zbatuari që këtë vit ku rreth 200 punonjës të administratës shqiptare do të trajnohen atje. Gjatë muajve të verës dhe pushimeve në dimër, punonjës të administratës shqiptare, por edhe të vendeve të rajonit, do të kenë mundësi të marrin përvoja në lidhje me shërbimin në administratë. Projekti i cilësuar RESPA, parashikon që punonjësit do të trajnohen në bazë të programeve më të mira që aplikojnë sot vendet e Bashkimit Evropian. Trajnimet do të bëhen në vende të ndryshme, si në Francë, Mal të Zi, Maqedoni, por edhe në Shqipëri. Këtë projekt e ka ndihmuar financiarisht Bashkimi Evropian me rreth 1 milion euro. Shkolla rajonale e kualifikimit të punonjësve të administratës do të vazhdojë disa vite, duke bërë që mjaft punonjës të administratës shqiptare të kenë mundësi të përfitojnë këtë kualifikim. Shkolla është konceptuar për t’u bërë pa shkëputje nga puna, në muajt e verës dhe të dimrit. Punonjësit do të kenë mundësi të marrin njohuri nga lektorët më të mirë të BE-së në lidhje me mënyrën më të mirë të shërbimit në administratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›