Apeli/ Rama: Bashkë kundër politikës së zanatçinjve
23/02/2009 Kreu socialist takime me rrjetin e vullnetarëve në Korçë dhe Ersekë
“Njerëzve u duhet një shtet i paanshëm, që nuk është as i socialistëve, as i demokratëve”
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar turin e tij me rrjetin e vullnetarëve në qytetin e Korçës dhe të Ersekës. Në fjalën e tij përpara të rinjve kreu socialist ka vënë sërish theksin në nevojën për një politikë të re, e cila të japë arsyet për tu bashkuar dhe jo për tu ndarë. “Kemi nevojë për të kthyer faqen e ndasisë 18-vjeçare dhe të gjithë së bashku të shohim para me sy nga e ardhmja”, - vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht, duke iu kundërvënë qeverisjes aktuale, kryetari i PS-së theksoi se “126 ditë nga sot ne do ti hapim rrugë ëndrrës evropiane të marrë peng nga politika e vjetër e zanatçinjve të urrejtjes e të dasive mes njerëzve të pafajshëm e të papushtetshëm, që prej 18 vjetësh përçahen e sundohen herë në emër të së majtës e herë në emër të së djathtës nga një grusht fajtorësh të pushtetshëm”. Sipas tij, më 28 qershor shumica e papushtetshme do ta çliroj nga litarët e interesave të pakicës së pushtetshme ëndrrën evropiane të lirisë, barazisë e vëllazërimit. Madje, si për ti mëshuar më tej një qëndrimi të tillë, Rama u shpreh se “nuk jam këtu për tu ngjitur me çdo kusht në qeveri bashkë me disa të tjerë dhe për të vazhduar të njëjtin avaz të 18 vjetve keqqeverisje, por jam këtu për ta ndryshuar bashkë me ju avazin, duke ndryshuar politikën, sepse vetëm kështu mund të ndryshojë dhe rezultati i qeverisjes në të mirë të vendit e secili”. Ndërkohë kryetari i PS-së bëri apel, si në Korçë, ashtu edhe në Ersekë, që askush të mos e lërë vendin e tij bosh në këto çaste kur vendoset fati i gjeneratës së re. “Njerëzve u duhet një shtet të paanshëm, që nuk është as i socialistëve, as i demokratëve, po i çdo qytetari e qytetareje, pavarësisht përkatësisë partiake apo ngjyrës së pushtetit të radhës. Kurse politika e vjetër ka 18 vjet që e lëkund ngrehinën e shtetit sa nga e majta në të djathtë, duke mos e lënë as Shqipërinë të organizohet mbarësisht në një formë moderne demokratike dhe duke mos i lënë shqiptarët të shërbehen cilësisht nga shteti i tyre”, - deklaroi Rama përpara të rinjve vullnetarë të PS-së.