“Edi Rama mish i huaj për të majtën”
23/02/2009 Zhvillohet konferenca e LGI-së në Korçë. Merr pjesë Ilir Meta
“Partinë Demokratike dhe atë Socialiste i ka zënë paniku, sepse këto forca të vjetra nuk ofrojnë asgjë serioze përveç mashtrimeve pafund që shikoni në spotet e qeverisë “Berisha” dhe në spotet e Bashkisë së Tiranës”, - u shpreh dje kreu i LSI-së Ilir Meta. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e LGI-së për Qarkun e Korçës, Meta tha se miliona euro po harxhohen nga paratë e taksapaguesve të Shqipërisë apo të Tiranës për t’u mbushur mendjen shqiptarëve për sukseset e padiskutueshme që kanë realizuar gjithë kësaj kohe. Ai tha se filozofia e LSI-së është bashkëqeverisja me të gjithë korçarët dhe me të gjithë shqiptarët, dhe kjo është arsyeja që ne po rritemi dhe po zgjerohemi çdo ditë. Më tej kreu i LSI-së tha se “ne duhet të ndahemi një herë e mirë nga Gërdec-qeveria, nga morali që ajo përfaqëson, e cila ka si qëllim vetëm fitimet kolosale të Sali Berishës, të familjes së tij dhe të gjithë klanit të tij, dhe që ka si pasojë varfërimin e gjithë familjeve shqiptare”. “Jam i bindur se Korça dhe gjithë Shqipëria do të japë përgjigjen e duhur më 28 qershor. Por njëkohësisht unë jam i bindur se nuk mund të pajtoheni me hipokrizinë e ‘politikës së re’, e cila vetëm gjëra të reja nuk sjell. Nuk është politikë e re, sepse, po të ishte e tillë, Rama dhe deputetët e PS-së i bashkonin votat me LSI-në për të ngritur komision parlamentar për të hetuar tragjedinë e Gërdecit. Por ai nuk i dha votat, sepse prishej ‘viti i mjaltit’ me Sali Berishën”, - vijoi Meta. Sipas tij, të gjitha këto tregojnë qartë se shqiptarët tashmë kanë të bëjnë vetëm me dy përfaqësues të një kaste që kanë vetëm interesa ekonomike mes njëri-tjetrit. “Ne e ndajmë lidershipin e PS-së nga Partia Socialiste, sepse ai jo vetëm që është një mish i huaj brenda kësaj partie dhe vetë së majtës, por besojmë se vota e 28 qershorit do ta zgjidhë vetë këtë krizë ku ndodhet sot kjo parti e majtë”, - deklaroi më tej Meta.