Ciftet e Akademise se Yjeve
A duhen gjykuar si te gabuara lidhjet dashurore ne shtepine e Akademise se Yjeve? A e cenojne ato dinjitetin e programit dhe a eshte e gatshme shoqeria shqiptare te pranoje lidhje dashurore brenda nje reality show, ku bashkejetesa dhe shkollimi jane shkrire ne nje? Duket se diskutimet me te zjarrta per lidhjet ne shtepine e Akademise se Yjeve, po zhvillohen jashte, ne forume e grupe online, ku fansat hedhin shpesh ne debat tema qe sillen rreth dy cifteve te njohur ne shtepi Andri dhe Rebeka dhe Albi dhe Fatiola. Nje diskutim i tille u hap ne fillim te javes ne grupin Akadmeia e Yjeve ne Facebook, nga nje fanse anonime me pseudonimin “Rouge Moulin”. Komentet e saj dhe te nje prej administratoreve te grupit, kane zberthyer thuajse plotesisht kete teme, e cila me c’duket vlen te kete nje diskutim me te hapur ne publik. Po e botojme te plote kete diskutim si me poshte....
Rouge Moulin
Mbreme ishte nje nate plot emocion...jane pikerisht keto te rinj te talentuar qe i dhuruan emocion nates se mbremshme...por per fat te keq nuk po vleresohen sic duhet...ne kete spektakel u jepet rendesi me shume lidhjeve qe jane nje turp i madh dhe nuk jane aspak edukative...Shpesh njerezit e konsiderojne Star Academy 5 si nje Big Brother dhe me te vertete me vjen keq per keto te rinj qe e ulin veten kaq poshte...
Bruna Shaqiraj
Shume e vertete!......
Dea Drishti
Edhe profesoret e baletit edhe te kenges d.m.th. sipas teje i vleresojne ne baze te lidhjeve e? Apo sesi sillen ne ekran e?
Rouge Moulin
Une nuk thashe profesoret, thashe spektakli dhe me kete nenkuptoj organizatoret e spektaklit. Vitin tjeter do mendohen gjate prinderit para se t’i sjellin femijet e tyre ne Akademine e Yjeve. Ketu gjej rastin te komplimentoj konkurrentet, te cilet jane treguar korrekte dhe pavaresisht cdo gjeje kane qendruar korrekt te edukuar. Nder vajzat mund te permend Ornelen nje shembull i vertete dhe nder djemte Branimirin, gjithashtu nje shembull. Bravo ju qofte.
Rouge Moulin
Pastaj Dea, edhe profesoret nuk jane me te mire jo, se ato bejne cfare u thone organizatoret, pervec Diana Ziut qe eshte me realistja aty.
Dea Drishti
Tek ai paragrafi i pare qe ke shkruar nuk ke thene asgje. Po ta lexosh edhe nje here do e kuptosh qe je totalisht konfuze dhe ose s’po di t’i lidhesh fjalet, ose as vet nuk e di mire se cfare do te thuash. Prinderit, jo kete vit, por cdo vit mendohen shume gjate para se t’i fusin femijet e tyre aty, sepse keto femije heqin dore nga shume aktivitete nder me te rendesishmit sigurisht shkolla. Shprehesh “e konsiderojne si Big Brother”. Eshte hera e pare qe e degjoj nga ty dhe ne kete grup. Nuk eshte permendur asnjehere, keshtu qe mund ta quash ti, familja jote, shoqet ndoshta, se di, po se kam degjuar here tjeter. Per pjesen: "ketu gjej rastin te komplimentoj konkurrentet, te cilet jane treguar korrekte dhe pavaresisht cdo gjeje kane qendruar korrekt, te edukuar. Nder vajza mund te permend Ornelen nje shembull i vertete dhe nder djem Branimirin gjithashtu nje shembull. Bravo ju qofte."
Nuk e di se c’pergjigje te te kthej. Se kuptoj fare se c’do te thuash, thjesht jane fjale te renditura njera pas tjetres.
Me fal n.q.s. e banalizoj ketu gjuhen e grupit tone, por komenti i fundit nga ty: "Pastaj Dea edhe profesoret nuk jane me te mire jo, se ato bejne cfare u thone organizatoret pervec Diana Ziut qe eshte me realistja aty". Ky eshte nje konstatim totalisht i pabazuar, ti as nuk je ne dijeni dhe madje as nuk je staf, keshtu qe ky koment eshte tipik koment injorant kafesh, qe mjafton te hedhesh nje fjale keshtu ne ajer dhe kujton se eshte e vertete dhe fillon e beson edhe vete pastaj.
Dea Drishti
Edhe nje gje per te gjithe ato qe e lexojne kete koment dhe jo per zonjen apo zonjushen qe beri komentin. Ne kete spektakel, deri sa konkurrentet jetojne ne nje shtepi, patjeter qe do diskutohen edhe marredheniet e tyre me njeri tjetrin, por kjo nuk nderhyn fare ne vleresimin e tyre si kengetare apo si balerine.
Rouge Moulin
Une nuk di t’i lidh fjalet dhe jam konfuze? Epo me vjen keq per ty qe per te treguar mendimin tend duhet te ofendosh mendimet e te tjereve. Gjithsesi thashe qe prinderit do te mendohen gjate pasi me te vertete eshte kthyer ne nje Big Brother dhe nuk e them vetem une apo familja ime, apo shoqet e mia, por te gjithe edhe te panjohur qe degjoj tek flasin, edhe disa pjesetare te ketij grupi e mbeshtesin mendimin tim, madje kam degjuar edhe telefonues ne emisionin “Aldo Morning Show” qe thone qe eshte banalizuar si program “Akademia e Yjeve” dhe Aldo pikerisht prezantuesi i ketij programi, ka folur gjate emisionit te tij per kete fakt, pra se sa i papershtatshem eshte “Akademia e Yjeve” dhe se sa shembull te keq jep sidomos per adoleshentet. Pastaj te duket dicka e bukur qe te transmetohen ne televizion te rinj qe puthen paturpesisht dhe qe bejne gjeste aspak edukative.
Komentet e mia nuk jane injorante aspak, sepse une i kam vezhguar sepse kam qene disa here ne spektakel. Ju i dini me mire se une se si funksionojne gjerat aty, por ta dini se nuk mbulohet dielli me shoshe. Per komentet qe kam dhene per konkurrentet nuk jane fjale te renditura njera pas tjetres por eshte mendimi im, dakord? Neve nuk na lejohet te themi mendimin tone per konkurrentet??? Per kete sherben grupi apo jo?? Mos valle thashe te verteten dhe juve ju djeg e verteta???
Dea Drishti
Un as po te ofendoj dhe as po jap mendim sepse nuk kam te drejte te jap mendim por te moderoj bisedat. Komentet e tua nuk jane opinion sepse nuk shprehin asgje kupton? Po deshe ti analizoj fjalet qe ke shkruar dhe jane totalisht konfuze dhe pa asnje ide te qarte per ate qe do te shprehesh, jane thjeshte fjale pergjithesuese qe hedhin balte mbi gjithcka pa asnje fakt dhe pa asnje gje te vertete. Spektakle te tilla si “Akademia e Yjeve” behen edhe ne shume vende te botes (te emancipuara sigurisht, duke perjashtuar Iranin, Arabine dhe vendet myslimane, apo aty ku diktatura dhe censura jane te pranishme) si Itali (Amici) dhe nuk konsiderohet aspak i papershtatshem, sepse ne nuk jetojme ne nje vend mysliman apo ne nje vend diktatorial. Jo vetem ky format por shume formate te tjere ne te gjithe boten paraqesin lidhje dashurore dhe kjo aspak nuk perben asnje shembull te keq.
Ky program nuk eshte per femijet e vegjel nen 10 vjec apo 7 vjec, keshtu qe nuk ka asgje te papershtatshme dhe se kuptoj sesi nje person qe jeton ne kete vend, dhe qe mesa ma merr mendja nuk eshte moshe e vjeter, mund ta konsideroje banale, te pa pranueshme, te papershtatshme kur ne nje show 24 ore mund te kete edhe lidhje dashurore. Kjo eshte nje mungese e thelle emancipimi nga ana juaj qe me ben te mendoj per Shqiperine e shekullit 18.
Nuk jetojme me ne nje vend ku ndalohet liria e fjales apo shprehja e ndjenjave, dhe po te rikujtoj qe ashtu si ne te gjithe boten, ky emision eshte nje reality show, ku pjesemarresit jane te lire te sillen si ne jeten e tyre te perditshme, dhe besoj se absolutisht ne te gjitha mjediset e te rinjve ndodhin lidhje sidomos ne moshen e Andrit dhe Rebekes apo te konkurrenteve te tjere.
Sa per ato deklaratat fshatareske si “nuk mbulohet dielli me shoshe” apo “juve ju djeg”, jane shume nivel i ulet, tipike per disa deputete apo politikane rrethesh dhe nuk ja vlen fare as t’i komentoj.
Me behet qejfi qe ne komentin e dyte, te pakten dhe nje mendim me te qarte dhe arrita ta kuptoj cfare doje te thoje, ndryshe nga komentet e para.
Rouge Moulin
Une di te shprehem shume mire po jeni ju qe nuk doni te kuptoni.
Natyrisht per moshen e djemve e vajzave te konkurrenteve lidhjet dashurore jane normale une nuk jam kundra kesaj. Une jam kundra reklamimit te ketyre lidhjeve ne televizion, sic po behet ne Star Akademi. Dakord eshte nje reality show ku pjesemarresit jane te lire, ama jo cdo gje mund te transmetohet.
Edhe ne vendet e emancipuara sic eshte p.sh. Italia dhe emisioni Amici nuk u jepet rendesi lidhjeve madje ne Amici lidhja e pare qe eshte krijuar ka qene ne edicionin e 8 dhe konkurrentet jane munduar te mos e shfaqin me gjeste pelqimin e tyre.
Ndersa tek ne, tek kjo "Shqiperia jone e shekullit te 21" qe me heren e pare qe Star Akademi eshte bere reality show krijohen dy lidhje dhe shfaqen te gjitha gjestet dhe konkurrentet nuk ruhen aspak nga gjestet qe bejne. Te jeni e sigurt qe edhe prinderit e vete ketyre konkurrenteve ndihen ne siklet kur transmetohen pamje te tilla. Une nuk jam konservatore apo me mungese emancipimi, ama ka nje kufi qe nuk duhet te kalohet. Gjithsesi duke qene se kemi mendime te kunderta dhe se jam e sigurt qe do vazhdoni te me ofendoni preferoj te mos u pergjigjem me komenteve.
Mimoza Dede
Ti vajze (Rouge Moulis) tregohu e vertete, kush je dhe mos gjyko nje dashuri te vertete. Ne cdo situate, spektakle, jete normale, gezime apo hidherime eshte e pranishme dashuria dhe vihet ne dukje kur ajo eshte e bukur. Uroj ta provosh edhe ti kete ndjenje, nese nuk e ke provuar ende. Nuk ka asgje te keqe qe Star Akademi e pasqyron si nje pjese te sajen pa ndikuar aspak ne vleresimin e konkurrenteve. Rebeka dhe Andri pervecse punojne shume, jane gjendur mire prane njeri-tjetrit. E verteta eshte se ju nuk e pranoni kete sepse jeni fans te dikujt tjeter, nuk ju gjykojme per kete, por mos gjykoni dashurine e tyre duke e perbaltur me lloj-lloj epitetesh. Dashuria e tyre nuk prish as spektaklin dhe as jeten ne shtepi. Ata jane si dy zogj te paster me pende te arta, lerini te fluturojne ne kujdesin edhe te familjeve te tyre.
Te pershendesim edhe ty, znj. Rouge dhe urojme te nderrosh mendim. Faleminderit Dea Drishti per mendimet e pjekura qe jep. Nga fansat e Rebekes.
Enea Korce
E pelqej komentin nga znj.Moza dhe ndaj te njejtin mendim me te. Eshte cifti me i mire ne Star Akademi dhe e meritojne per ne finale.
Dea Drishti
Pjesa e shtepise jep sjellje nga jeta reale e cdo kujt nga konkurrentet, e dashur Moulin Rouge.
Fjaline qe the per Aldon e ke absolutisht te shpikur nga vetja jote dhe shpresoj qe asnje nga degjuesit mos ta besoje. Kjo eshte konfirmuar sot vete nga Aldo, te cilin e pyeta. Gjithashtu ajo qe po thua per Amicin e ke shume gabim, sepse tek Amici ka pasur absolutisht cdo vit pelqime apo lidhje, dhe gjithashtu edhe atje i jepet nje hapesire diskutimi per ate cka ndodh ne shtepi, miqesite, mosmarreveshjet dhe pjese nga e shkuara e konkurrenteve. Perderisa eshte nje reality show, ne transmetojme jeten e konkurrenteve ashtu sic eshte dhe pa censure sepse nuk jemi popull diktator. Ta siguroj qe lidhjet dashurore jane te pranishme tek te gjithe te rinjte e moshes se Andrit dhe Rebekes jo vetem ne vendin tone, por ne te gjithe boten.