TO COME AHEAD TOGETHER
"Fryn në udhëkryqet e botës". Ky është titulli i poemës së njohur të poetit grek T. Livaditis, i cili më erdhi në mendje, bashkë me një ftohtësi të brendshme, krejt të përkundërt me shkëlqimin e blitz-eve dhe manifestimin e luksit të syprinave, duke u përpjekur "të kapilarizoja" pohimet diplomatike të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në fund të turneut të saj politik në Evropë.
Nobelisti Al Gore, një prej ish-zv/presidentëve më jetëgjatë të SHBA, disa vjet më parë, si realizues i një filmi shkencor-dokumentar për gjendjen e biosistemeve dhe të ekosistemeve të botës së sotme e të ardhmen tejet të rrezikuar të tyre, pati shtruar pyetjen dramatike nëse njerëzimi ka apo jo një model të denjë për ta ndjekur. Arsyetimi i Al Gore ishte shumë i thjeshtë: Gjithë vendet e dala prej ish-kampit komunist kanë zgjedhur si model Perëndimin, domethënë Evropën e Bashkuar. Vetë Shtetet e Bashkuara të Evropës, me përpjekjet e tyre politike e ligjore për të krijuar një federatë shumëkombëshe popujsh, me një flamur, një kufi, një monedhë dhe një strategji të vetme zhvillimi, në fakt po ecin në gjurmët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po vetë SHBA, a janë një model për të qenë, a janë një model i denjë për të përligjur shpresat dhe ëndrrat e popujve? Al Gore kërkoi nga lidershipi i vendit të vet marrjen e përgjegjësive të shkallës planetare dhe u vuri emrin e tyre të vërtetë mungesave dhe shmangieve ndaj tyre.
Ku po shkon kjo botë, ç‘vjen pas konsumizmit dhe euforisë së përmbysjeve politike në Lindje, dështimi i social-komunizmit a i mbylli dilemat e njerëzimit? Pikërisht këto pyetje, në një mënyrë a një tjetër, të nyjëtuara vite më parë prej Al Gore, i mendoja ndërsa asistoja në një konferencë virtuale shtypi me Sekretaren e Departamentit të Shtetit, H.Clinton, në përfundim të vizitës së saj në Evropë disa ditë më parë. Siç është në stilin amerikan të marrëdhënieve me shtypin, audienca të tilla që ndiqnin konferencën e shtypit të H.Clinton ishin ngritur në 31 vende evropiane dhe pyetjet e pjesëmarrësve i përcilleshin menjëherë kryeqendrës së BE-së, Brukselit.
Ndërsa shefja e diplomacisë amerikane shprehej se zgjedhja e Obama-s në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte provë e marrjes së përgjegjësive politike prej një brezi të ri, të formuar në dy dekadat e fundme; ndërsa qindra a mijëra pyetje të gjithfarshme rendnin rrufeshëm drejt bordit që duhej të lexonte shqetësimet kontinentale përmes tyre; nga ekrani i ftohtë i zyrës diplomatike vinte kumti më i ri atlantik për "kontinentin e vjetër": "We will come ahead, together". Ne duhet të shkojmë përpara krah njëri-tjetrit. Ishte një deklaratë e bukur dhe njëherësh për të medituar thellë. Në një farë mënyre, e kisha marrë tashmë përgjigjen për pyetjen time nëse Shtetet e Bashkuara të Evropës po ndiqnin rrugën dhe modelin amerikan dhe nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta luanin apo jo rolin e një modeli.
Një thirrje e tillë solidariteti dhe bashkëpërgjegjësie, e shqiptuar në kryeqytetin politik të Evropës, shprehte shumë më tepër se vendimet e shpallura prej muajsh në dy kryeqytetet e Perëndimit, Bruksel dhe Uashington, për nxjerrjen e miliarda dollarëve dhe eurove nga thesari në funksion të zbutjes së tërmetit të tregut të monedhave. Bota duhej t‘i vinte gishtin kokës. Nuk ishte fjala për dobësim rezervash, tronditje bursash dhe falimentimesh të pritshme; nuk ishte fjala as për efektet tradicionale të krizave: rritjen e çmimeve, zhvleftësimin e monedhave, papunësinë. Në "botën e re" ishte krijuar tashmë vetëdija se në botën e sotme kriza ka krisur vetë modelet. Ajo që kishte paralajmëruar vite më parë Al Gore ja ku po pohohej shumë qartë dhe me një realizëm shembullor nga Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, H.Clinton. Ndoshta asnjë deklaratë a koment politik nuk e ka shprehur kaq thellë përmasën e frikshme të krizës më të re të globit. Kjo është një krizë që nuk nisi në vendet më të varfra të botës, por në pjesën postindustriale të saj. Kjo është një krizë që e ka rrethuar globin si një hije e zezë, që nga Wall Street e deri në hapësirat transkontinentale kineze. Kjo është një krizë që nuk pengohet së vepruari nga ideologjitë, cilat do qofshin, të vjetra e të reja, komuniste, bolshevike, futuriste. Nuk është një pjesë e botës që ka hyrë në rrugën e rrudhjes dhe të kursimit, por është vetë banesa e ngushtë e njerëzimit që ndihet pa frymë. Dhe ky është vetëm fillimi.
Ajo që duhet çmuar para së gjithash në thirrjen e H.Clinton për të avancuar në skenën e jetës publike një brez të ri politikanësh mendimtarë, që nuk e kanë ngopur veten e tyre me "fitoren historike të rrëzimit të komunizmit"; si dhe për të qenë së bashku të rreshtuar në një betejë të madhe "bota e re" dhe "kontinenti plak" është thellësia e krizës botërore, në dallgët e së cilës gjenden të tërë. Historikisht bota është dominuar prej ëndrrave dhe projekteve për sundim global. Dikur flitej për dy kampe dhe dy lidershipë, por kishte dhe një listë të paangazhuarish dhe një "botë të tretë", që gjithashtu paraqitej si model për njerëzimin. Ambicia për lidership botëror është po aq e natyrshme sa çdo ambicie njerëzore për vendin e parë, çmimin e parë, medaljen e parë. Kur "modeli i modeleve", ikona e demokracisë autentike dhe referenca e së ardhmes së botës, shprehet përmes funksionarit të vet më të lartë diplomatik se tani duhet të mësohemi të shkojmë përpara së bashku, kjo është një thirrje që meriton të studiohet thellë.
Ikje nga përgjegjësia e modelit. Një botë që ka mbetur pa model. Vetëm në kohë të këqija konkurrentët bëhen solidarë. Vetëm kur rreziqet planetare janë shumë më tepër se ato që mendojmë ndodh "largimi prej privilegjit dhe përgjegjësisë së modelit". Rrallë herë ka ndodhur më parë të flitet kaq hapur për lënien mënjanë të ambicieve të protagonizmit. Për më tepër, rrallë herë ka ndodhur që një brez me përvojë politike dhjetëra vjeçare të shënjojë se bota ka nevojë për mendim të ri politik, për një brez të ri guximtarësh, për një elitë politike të paimplikuar me të shkuarën, për qeverisës që njohin jo vetëm përgjegjësinë ndaj vendit të vet, po edhe përgjegjësinë e modelit, dhe kur vërejnë se edhe modeli është në rrezik të jenë të hapur e elastikë dhe të mos ngurrojnë për t‘u kthyer te vlerat e kryehershme të njerëzimit, te solidariteti dhe të qenët "së bashku".
"Ne amerikanët ndryshojmë prej evropianëve, sepse, ndërsa ju luteni me mirësjellje të vjetër aristokratike për t‘i lënë vendin njëri-tjetrit kush të kalojë më parë, pa llogaritur koston e kohës së humbur, ne nxitojmë duke shtyrë me bërryla njëri-tjetrin për të shkuar secili më i pari, pa e vrarë mendjen për fisnikërinë e vjetër evropiane". Pikërisht ky krahasim, që ma kishte thënë një ditë një diplomat amerikan për ta thjeshtuar përmbajtjen e pyetjes sime për dallimet midis dy Perëndimeve, Perëndimit evropian dhe Perëndimit atlantik, më erdhi në mendje duke dëgjuar deklaratën e znj.Hillary Clinton, Sekretare e Departamentit amerikan të Shtetit.
Në thelbin e vet, slogani "We will come ahead together", duke shprehur nevojën për një ecje të rreshtuar krah për krah, për një përballje me sfidat globale secili me mundësitë e tij, duke hequr dorë jo vetëm nga përgjegjësia e modelit, por edhe nga egërsia e konkurrencës, mund të vlerësohet edhe si një reflektim i përgjithshëm për ndreqjen e bazave të botës së sotme. Është radha e një brezi të ri, nuk është fjala për një brez të ri në ngjyrë, në prejardhje, në parapëlqimet e veta individuale. Është fjala për një brez të ri që njeh atë që quhet autopërgjegjësi, që di të mohojë dhe të pohojë, që ka guximin ta quajë një ndodhi të së shkuarës përmbysjen e komunizmit dhe të mos mburret më me të dhe që me të njëjtën kurajo dyshon edhe në modelet mbi të cilat ka vënë shinat e së ardhmes shoqëria e konsumit kapitalist. Kjo është prova më e madhe e botës së sotme. Shkurt, bolshevizmi varfëroi gjysmën e botës, por tanimë po shohim se edhe "shoqëria e konsumit" po kthehet në "shoqërinë e rrudhjes". Ko është ajo që shprehu as më pak e as më shumë H.Clinton në ndalesën e saj të fundit, në kryqendrën politike të Evropës: thirrjen për solidaritet mbi konkurrencën e protagonizmit dhe mbi ambiciet e modelit, thirrjen për një brez të ri të formuar gjithanshmërisht për t‘u dalë zot fateve të botës.