TRI ANËT E ÇËSHTJES ÇAME
Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, ka njoftuar këtë javë për një regjistrim të përgjithshëm të të gjitha pronave të patundshme në Greqi. Ky njoftim u pasua nga reagime të shumta të komunitetit çam në Shqipëri, të cilët prej kohësh kërkojnë nga autoritetet greke njohjen e të drejtave të mohuara të shtetësisë dhe të personave. Ata e cilësuan këtë vendim si një përpjekje për t’u mohuar atyre të drejtën e pronësisë. Duke pasur parasysh faktin se Greqia është një vend anëtar i BE-së, si dhe faktin që shumë shpejt edhe vendi i ynë do të jetë pjesë e BE-së, sa të bazuara mund të cilësohen shqetësimet e deklaruara të komunitetit çam?
Shënoj kalimthi, gjatë përpjekjes për t’i dhënë një përgjigje sa më bindëse pyetjes suaj, se personalisht nuk besoj që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të jetë një ngjarje që do të ndodhë “shumë shpejt”, sikurse na lejon të shpresojmë fraza juaj. Por, për këtë çështje do të diskutojmë ndofta një herë tjetër. Nuk e di se përse ne shqiptarët kemi një pamje shumë të lehtë dhe shumë optimiste të gjeopolitikës ndërkombëtare, ndërkohë që ngjarjet që po rrjedhin sidomos kohët e fundit, tregojnë se bota veç dukurive globale, përjeton edhe tensione shumë të forta politike. Shqipëria ka ende shumë rrugë për të bërë, që të arrijë të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Ne kemi një këndvështrim përherë uniform të situatës gjeopolitike ndërkombëtare. Para viteve ‘90 na dukej se gjendja ndërkombëtare po shkonte detyrimisht drejt konfrontimit ushtarak dhe nuk shihnim mjaft mekanizma që po e drejtonin botën përkrah paqes. Pas viteve ’90, u duk sikur historia mbaroi, sikur nuk kishim se çfarë të bënim më mbi këtë planet veçse të prisnim të na binim përsipër male me florinj nga investimet e huaja dhe të bënim banja dielli në paqe, të patrazuar nga askush, pa parë se në botë ka tensione dhe se për shqiptarin, si për çdo komb tjetër hallet mbi këtë dhè, nuk kanë mbaruar dhe as do të mbarojnë ndonjëherë kurrë. Prandaj, ju lutem, le të mos i kalojmë disa gjëra si kaq të lehta, por t’i themi copë për publikun tonë se ka sfida për të përballur, se ka sakrifica për të bërë, se duhet të punojë shumë, të jetë konkurrent, të jetë i denjë për të qenë partner në ndërtimin e Evropës.
Se diskutimet teorike i bëjmë të bukura ne: Jemi apo nuk jemi komb evropian? Sigurisht që antropologjikisht të tillë kemi qenë e jemi. Por për të ditur sesa evropian jemi praktikisht, hipni në një kodër dhe që andej shihni si është administruar një hapësirë e caktuar urbane ku jetojnë shqiptarë, si është shfaqur peizazhi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni, Kosovë, edhe në Mal të Zi. Pastaj krahasojeni këtë hapësirë urbane me atë si dinë ta mbajnë atë popujt që kanë hyrë në BE. Do të shihni ndryshime kolosale.
Peizazhi ynë urban e rural është turpi ynë, ne kemi vjetruar natyrën, ndotur ujërat, rrjepur fasadat e banesave, djegur ullinj qindravjeçarë, mbledhur plehra, krijuar kaos urban, djegur barin, mbjellë tarracat e pallateve me bidonë uji, hapur gropat e rrugëve duke i lënë pa puseta. Ne më shumë i ngjajmë Lindjes sociologjikisht, urbanistikisht, estetikisht, kurse politikisht jemi me Perëndimin.
Vetëm kultura perëndimore kërkon një hapësirë dhe mjedis të bukur për syrin dhe trupin, sepse vetëm brenda saj në kontekstin kontinental është ngjizur ideja se njeriu është dhe Perëndi dhe Perëndia është edhe njeri. Hiqni respektin për njeriun dhe keni hequr respektin për Perëndinë. Lindja e pranon Perëndinë edhe pa njeriun në tokë, kurse Perëndimi jo.
Nëse Niçja thoshte se Perëndia vdiq, ne duhet të themi se për disa politika të caktuara, disa realitete shqiptare, është vetë njeriu që ka vdekur. Nuk më besoni? Shkoni një natë papritur tek urgjencat mjekësore të disa qyteteve dhe do të më thoni pastaj. Shkoni ndonjë ditë për të parë se çfarë bëhet në kabinetet e disa poliklinikave urbane dhe do të shikoni se ka vetëm një parim që shpjegon gjithçka: Ka vdekur njeriu!
Niçja tha: Ka vdekur Perëndia. Ai ishte i madh. Unë nuk jam as Niçja e as Shopenhaueri, jam një njeri i zakonshëm, i vogël, por konstatoj se: Ka vdekur njeriu! Njeriu vdes kur për të pyetet thjesht: Sa kushton? Njeriu vdes atëherë kur për të pyetet vetëm: A do të ma japësh votën? Njeriu vdes atëherë kur secili shikon vetëm interesin e tij egoist, pa parë se e shkel tjetrin në kallo. Njeriu vdes atëherë kur kujton se pasurinë do ta marrë me vete në botën tjetër dhe se nuk ka kufij grumbullimi i saj. Njeriu vdes kur e ofendojnë nëpërmjet harresës. Nuk është më njeri, është një mjet, një mekanizëm, një instrument për të bërë fitime. Njeriu vdes kur jeton për të ngrënë. Kur nuk lexon, kur nuk kujdeset për historinë, kur rri gjithë ditën rrugëve, kafeneve, kur nuk ka distancë prej të tjerëve, kur kujton se e gjithë bota rrotullohet rreth problemeve të tij, kur njeh vetëm popullin e vet. Njeriu vdes kur kujton se nuk vdes.
Po të ktheheshim te çështja e pronave të popullsisë çame, nuk besoj se ky ligj për të cilin ju flisni të ketë fuqi juridike për pronat e çamëve. Ata nuk kanë se si i regjistrojnë pronat e tyre sepse janë të penguar për ta bërë këtë gjë. Kur një ligj nuk i lejon qytetarit të veprojë lirisht, pikërisht për këtë shkak ai bëhet i pavlefshëm. Nuk besoj se është këtu puna.
Kurse për sa i përket çështjes çame, unë ja u kam thënë miqësisht disa miqve të mi. E them edhe para lexuesit të gjerë. Ka një ngatërresë në këtë çështje të tre nivele të lidhur me njëri-tjetrin, por edhe të veçuar disi prej njëri-tjetrit. Niveli i parë është niveli nacional. Disa mendojnë se Vorio Epiri vërtet ekziston, por ai nuk është grek, por shqiptar. Unë nuk i hyj dot këtu këtij diskutimi, por sidoqoftë në planin e veprimit praktik e juridik ngatërrimi i kësaj çështjeje me të drejtat individuale të çdokujt me origjinë çame nuk sjell veçse prish-punë.
Niveli i dytë është ai politik. Duhet apo jo ta marrin nënshtetësinë greke çamët që jetojnë në Shqipëri? Edhe kjo është një çështje që ia vlen të diskutohet, por edhe ajo i ngatërrohet kot nëpër këmbë çështjes së pronave çame në territorin grek. Edhe një huaj mund të gëzojë prona në një territor të një shteti tjetër.
Niveli i tretë ka të bëjë me një çështje të së drejtës civile, është një çështje civile, pronësia e tokave të çamëve në Greqi. Kjo është një çështje civile. Këtë çështje mund ta ndjekësh sot në rrugë gjyqësore në gjykatat evropiane pa e ngatërruar atë me ideologji nacionale apo me kërkesa politike. Duhen ndarë çështjet. Kam bindjen se duke i parë këto çështje veç e veç, pa i ngatërruar me njëra-tjetrën, krijohen mundësi që të paktën probleme të së drejtës civile mund të gjejnë një farë ndjeshmërie në faktorin politik dhe gjyqësor evropian. Kurse duke i përzierë tok të gjitha bëhet një rrëmujë konceptuale, ku nuk e merr më vesh i pari të dytin. Aq shumë i ngatërrojnë ca tipa këto punë saqë është krijuar përshtypja sikur të drejtat e çamëve në Atdheun e të parëve të tyre, Greqi, janë të lidhura me rivendikime territoriale të shqiptarëve ndaj Greqisë. O Zot, si mund të jesh kaq naiv në politikë sa për t’i lidhur tok këto dy çështje? Si mund të shfaqesh aq gjoja patriot, por në fakt sherr – budalla, sa të ngatërrosh çështje territoriale që lidhen me një vend evropian, dhe të pronësisë kur dihet se ato janë krejtësisht të ndara? Si mund të ngatërrosh si shejtan – budalla konceptin e territorit dhe konceptin e pronës mbi tokën? Nacionalizmi në këtë çështje nuk ecën. Duhet folur gjuha e së drejtës civile evropiane. Kështu nis të zgjidhet çështja e pronësisë çame. Nëse këtë çështje e përzien me atë të Kosovës, që ishte një çështje krejt tjetër, duke thënë se pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri, atëherë duhet ta dish se je larguar nga çështja e pronave dhe ke hyrë në labirintet e gjeopolitikës ndërkombëtare. Vetëm trajtimi nga pikëpamja e së drejtës civile sipas meje, i favorizon çamët në çështjen e pronave. Por, jo, ne nuk dimë ende ta flasim thjesht gjuhën teknike të ligjit.
Jam shqetësuar dhe zbavitur shumë duke parë dikur një emision televizioni që trajtonte problemin e të drejtave kulturore të shqiptarëve autoktonë në Greqi. Gazetarja ankohej edhe se ca makina me civilë a policie i ndiqnin pas. Pastaj, pas emisionit, jepeshin folës, politikanë, historianë shqiptarë, që rrekeshin të argumentonin se ato toka në fakt ishin shqiptare, dhe nuk i takonin si territor Greqisë. Çfarë ngatërrimi logjik i problemeve me njëri-tjetrin! Dhe këtë ekip gazetarësh që ndërton këtë emision të mos e ndjekë e gjurmojë shteti që konsideron se cenohet nga idetë që qarkullojnë nga këta gazetarë? Bëni shaka të jeni një gazetar që përhapni ide irredentiste që cenojnë territorin shqiptar. Nëse pas nuk iu vjen policia, haram rrogën që iu paguajmë policëve nga taksat tona.
Këtë javë u rrit sërishmi tensioni politik në kampin e majtë, tension që reflektohet kryesisht në raportet midis PS-së dhe LSI-së. Duket se ligji elektoral imponon futjen në zgjedhje në formë koalicioni. Duket qartë se loja është për përcaktimin e forcës lider të koalicionit, që në këtë rast LSI kërkon të marrë këtë pozicion. Cili është opinioni mbi situatën në kampin e majtë të politikës dhe a mendoni se LSI do të arrijë të marrë pozicionin e liderit të koalicionit të majtë?
Nëse LSI do të marrë pozitën e liderit brenda koalicionit të majtë këtë nuk mund ta di tani, para se të zhvillohen zgjedhjet. Ajo që di unë me siguri se tani monopolin e të qenit partia e majtë, me të cilën të identifikohet i gjithë elektorati i majtë nuk është vetëm një parti. Pra, Partia Socialiste e ka humbur, të paktën përkohësisht, këtë monopol që dhjetë vjet përpara e kishte në mënyrë apriorike. A do ta fitojë sërish në vitin 2009? - kjo mbetet për t’u parë. Por, sidoqoftë, po e rimori këtë status do ta ketë të fituar dhe jo më të trashëguar.
Nga një herë them me vete se Partia Socialiste dhjetë vjet përpara kishte në dispozicion edhe Milon, edhe Gjinushin, edhe Cekën, edhe Nanon, edhe Ramën, edhe Metën, edhe Majkon, edhe Xhuvelin, edhe të tjerë në dispozicion. Të gjithë këta sot përgjithësisht janë veç e veç. Çfarë force paska pasur në ato çaste e majta? Sa shumë energji paskan pasur drejtuesit e saj që nuk mundën të jetojnë brenda një shtëpie? Pra, pyetja është se: Përse nuk mundën të gjithë këta të bashkëjetojnë brenda një shtëpie të përbashkët? Përgjigjen e kësaj jam munduar ta jap te libri im “Majtas Jo Djathtas”, ku vite më parë parashikoja, ndërkohë që e majta ishte ende në fuqi, se ajo ishte duke hyrë në krizë. Fatkeqësisht në një krizë të gjatë që nuk mbaron me një fitore elektorale dhe nuk fillon me një disfatë elektorale sikurse duan që të gjitha t’ia veshin gabimisht fushatës elektorale ë vitit 2005. Po qe se analiza e së majtës fillon e mbaron këtu, kriza do të zgjasë. Dy janë shkaqet e krizës brenda së majtës: 1. Mungesa e një ideologjie dhe programi të majtë, zëvendësuar me një program teknicist që kërkon një të vërtetë politike për të gjithë. 2. Shkëputja nga pikëpamja e statusit social midis lidershipit dhe elektoratit të majtë.
Kurse lidhur me pyetjen tuaj, them se jam çuditur shumë së fundi nga një deklaratë që ka ardhur nga goja e një përfaqësuesi të LSI–së, të cilin media e bëjnë të thotë se koalicionet e partisë së tij do të lidhen pa marrë parasysh ngjyresat ideologjike të partive që do ta përbëjnë. Nëse LSI bën koalicion me ndonjë parti që deklarohet e djathtë, që ka qenë në qeveri, atëherë përse do të ankohej që Partia Socialiste voton ligjet për reformat institucionale të Berishës? Por, shpresoj se drejtuesi politik në fjalë ka bërë ose ndonjë lajthitje ose mediat e kanë raportuar keq. Sidoqoftë një politikë koalicioni pa parime ideologjike do ta dëmtonte rëndë LSI–në, e cila deri më tani ka ecur në rrugën e një artikulimi politik kritik opozitar. Si do të bëjë tani? Do të bashkohet edhe me parti nga të koalicionit politik ndaj të cilit ka qenë në opozitë? Kjo do ta bjerrë besueshmërinë e saj te elektorati. Gjithashtu, nuk besoj se LSI mund të ketë ndonjë interes për të qenë pjesë e një koalicioni politik parazgjedhor me PS. Një gjë e tillë do t’iu hiqte përfaqësuesve të LSI-së çfarëdo legjitimiteti për t’iu dhënë votën. Ata do të dilnin krejtësisht të humbur. Forca e tyre është te fakti se kanë identitet shumë specifik opozitar. Përndryshe ja tek është PS-ja. Pas zgjedhjeve kjo do të varet nga raporti i forcave.
Këtë javë u zhvillua në Prishtinë konferenca "Kosova dhe bota arabe" e organizuar shoqëria civile. Në këtë takim referuan intelektualë nga vende të ndryshme arabe. Takimi ka pasur si shkëndijë të organizimit të vet zhgënjimin e të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, të cilët shpresonin se vendet arabe do ta njihnin në bllok shtetin e ri të Kosovës. Shqipëria është anëtare e Lidhjes Islamike që në 1989. Që nga momenti i anëtarësimit dhe deri sot prezenca jonë në këtë organizatë është justifikuar pikërisht me nevojën për një njohje “en block” të Kosovës nga vendet arabe. Për këtë qëllim vendi i ynë ka pranuar të paguajë edhe koston e anëtarësimit. A mendoni se ndoshta ka ardhur momenti që vendi ynë ta rishikojë pozicionin e vet në këtë organizatë?
Një vend arab dhe një vend anëtar i Konferencës Islamike nuk janë fare e njëjta gjë. Besimtarët islamikë në shumicën e tyre nuk janë fare arabë. Nuk kuptoj shumë edhe lidhjen që bëni midis faktit të anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën islamike dhe Kosovës. Nuk reagon ashtu një vend, as Shqipëria. Nuk largohet një vend nga institucionet ndërkombëtare ku aderon për shkak se nuk ecin parimet e politikës së saj apo nuk njohin atje atë jehonë që do të dëshironte. Ka ikur ajo kohë. Nuk ishte demokratike. Pastaj le të rikujtohemi se pavarësisht lidhjeve të tyre, Shqipëria nuk është Kosovë, dhe as Kosova nuk është Shqipëri. Të ishte për Shqipërinë, pavarësisht dëshirave të mira të saj, Kosova nuk do të kishte bërë ndonjë hap përpara drejt gjendjes ku ndodhet sot. Është shumë e vogël Shqipëria, megjithëse ne e duam shumë. Nuk imponohet dot me këto lëvizje radikale si kjo që përmendet ju, pavarësisht se çdo shqiptari i duket ndonjëherë sikur ndodhet në qendër të botës. Edhe mua.
Sa për vete nuk besoj edhe se justifikimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën e Vendeve Islamike është i lidhur me Kosovën.
Kurse njohje “en block” sikurse thoni ju, ja që nuk pati. Ka rrugë për të bërë kjo çështje. Ka vende islamike që nuk janë të kënaqura me laicitetin e dukshëm të Kosovës. Ka të tjera që nuk janë edhe aq pro-amerikane. Ka të tjera që kanë probleme me separatistët në krahina të territoreve që administrojnë dhe nuk dëshirojnë precedentë. Ka të tjera që nuk e kanë këtë njohje në axhendat e tyre prioritare. Ka që kanë në ndikime fuqish që nuk e kanë dashur pavarësimin e Kosovën. Si mund të pritej një njohje kaq e thjeshtë dhe e shpejtë?