Hetim tokave të Farkës, Dajtit dhe Petrelës
Abuzimi me tokat përreth kryeqytetit me sa duket nuk ka të mbaruar, kur vetëm pas disa muajsh nga skandali i Kasharit, këtë herë, hetimet e Task Forcës kanë rënë mbi komunën e Farkës, Dajtit dhe Petrelës. Një gjë e tillë është mësuar një ditë më parë nga burime paranë organit të akuzës, sipas të cilave dyshohet të ketë ndodhur e njëjta gjë si me Kasharin. Ndonëse hetimet deri tani janë në fazë verifikimi, burimet janë shprehur se gjithçka zë fill pas denoncimit të disa banorëve të këtyre komunave, të cilët pretendojnë se janë bërë mbivendosje pronash në tokat e tyre, çka ka sjellë një abuzim të dukshëm.
Për këto, burimet u shprehën të rezervuara për hollësi të tjera, pasi sipas tyre, hetimet sapo kanë nisur. Megjithatë, konfirmuan se grupi hetimor është duke shqyrtuar materialet denoncuese dhe që shumë shpejt do të fillojë verifikimet në terren si dhe kontrollin e dokumentacionit në komunat përkatëse.
Veç kësaj, nga ana e tyre banorë të zonave Farkë, Petrelë dhe komunës Dajt janë shprehur shumë të revoltuar nga padrejtësi që po ju bëhet nga persona që ata i kanë zgjedhur vetë në pozicionet që ata ushtrojnë. Ndërkohë, banorët e këtyre zonave zotërojnë edhe disa dokumente që flasin qartë për një abuzim të mirëfilltë.
Sipas tyre, disa herë ata u janë drejtuar zyrtarëve të komunave përkatëse, por që nuk kanë marrë asnjëherë një përgjigje, prandaj nuk duhet të tolerohet më një gjë e tillë, prandaj dhe i janë drejtuar organit të akuzës për t’i dhënë rrugë sa më shpejt këtij problemi.
Ndërkaq, hetuesit e kësaj çështjeje janë duke punuar për të nxjerrë në shesh abuzimet dhe padrejtësitë që janë bërë me këto troje. Për këtë, dyshimet e para bien mbi faktin se abuzimi mund të jetë bërë me anë të falsifikimit të dokumenteve në këto komuna, dhe se bëhet fjalë për disa hektarë tokë të “trafikuar”.
Rasti i Kasharit
Jo më larg se një muaj më parë oficerët e policisë gjyqësore në Tiranë përfunduan hetimet lidhur me abuzimet e pronave në komunën e Kasharit, duke e çuar dosjen për shqyrtim gjyqësor me 11 persona të pandehur, mes tyre, ish-drejtues të kësaj komune. Dosja Kashari çoi për gjykim 3 ish-kryekomunarë dhe disa zyrtarë vendorë si Alfred Sulajn, kryetar komune në Kashar dhe dy ish-kryekomunarët, Naim Karaj dhe Faik Fejzo, por gjithashtu edhe një ish-kryeplak dhe përgjegjësin e kadastrës në këtë komunë, të cilët u arrestuan për shpërdorim detyre e abuzim pronash. Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen për tjetërsim të tokave në komunën e Kasharit për qëllime përfitimi. Ekspertet e policisë dhe prokurorisë konkluduan se abuzimet ishin realizuar përmes falsifikimit të dokumentacionit të këtyre trojeve.