E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër shpërthim në një saraçineskë gazi

Pak kohë pasi policia kishte deklaruar normalizimin e situatës, një tjetër shpërthim është dëgjuar po në fshatin Zharrëz të Fierit. Madje sipas të dhënave të banorëve të zonës, këtë herë në përmasa më të vogla se shpërthimi i mesditës. Si pasojë e këtij shpërthimi, gazi vazhdon të përhapet në Zharrëz, ndërsa puna ka rifilluar serish për bllokimin e vatrës së shpërthimit e cila ndodhet pranë vatrës së parë. Ashtu si herën e parë, shpërthimi dhe flakët e pusit të naftës, i cili ndodhet në qendër të fshatit kanë rrezikuar me dhjetëra banesa që ndodhen aty duke përhapur panik tek banorët. Policia tha se intensiteti i forcës së gazit ka rënë ndjeshëm dhe pritet që brenda orëve në vazhdim të mos ketë më rrezik nga helmimi apo asfiksia për banorët e zonës. Po kështu, grahma e gazit në fshat është gjithsesi tepër e rëndë akoma dhe forcat speciale që kanë rrethuar zonën, janë pajisur me kundragaze. Sakaq, në urgjencën spitalore të Fierit ndodhen ende nën përkujdesje mjekësore 14 persona, gjashtë prej të cilëve në repartin e Reanimacionit. Mjekët bënë të ditur se ndër 21 persona që shkuan të asfiksuar dhe më përbërje helmi të depërtuar në organet e brendshme, shtatë prej tyre janë larguar për në shtëpi, pasi iu nënshtruan ndërhyrjes mjekësore kundër intoksimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›