E Shtunë, 31 Tetor 2026

TV në gjuhën serbe

Kryeministri Hashim Thaçi dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, në një deklaratë të përbashkët për media pohuan se planet për një kanal televiziv të serbisht-folësve të Kosovës duhet tani të realizohen.

Në deklaratën e përbashkët për media thuhet se Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës mbeten të angazhuara për ta themeluar një kanal televiziv të pavarur në gjuhën serbe, me transmetim anembanë Kosovës.

Kryeministri Thaçi, me këtë rast theksoi se një kanal televiziv i pavarur në gjuhën serbe është mbështetur nga të gjitha nivelet e Qeverisë. Sipas tij, kanali në gjuhën serbe do të përkrahet fuqishëm, duke pasur parasysh që liria e shprehjes në gjuhën amtare të secilit është obligim kushtetues dhe një e drejtë njerëzore e patjetërsueshme për të gjithë.

Mbetem i bindur se ky projekt medial do të rrisë akoma frymën e komunitetit dhe që të gjitha komunitetet joshqiptare në përgjithësi, e veçmas komuniteti serb, të ndjehen se janë pjesë e Kosovës. Mirëpresim bashkëpunimin me të gjitha palët e interesit në këtë proces me rëndësi dhe e çmojmë mbështetjen e ICO-së dhe ICR-së, tha kryeministri.

Ndërsa, Feith vlerësoi se puna në sektorin medial gjatë vitit të kaluar ka dëshmuar se serbisht-folësit në Kosovë dëshirojnë të kenë informim dhe argëtim i cili realizohet këtu në Kosovë, në gjuhën e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›