Tabaku: Së shpejti banesa sociale dhe shkollë për komunitetin rom
Tiranë- Bashkia e Tiranës në kuadër të Javës së Vlerave Rome ka organizua sot në rrugën Murat Toptani një panair artizanal, ku janë ekspozuar punime të realizuara nga anëtarët e kominitetit rom.
Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, deklaroi se në bashkëpunim me Bashkimi Evropian do të mundësohet ngritja e banesave sociale dhe e një shkolle për këtë kategori shqoërore.
Ne, bashkarisht me Delegacionin e Bashkimit Evropian kemi një projekt i cili së shpejti fillon të zbatohet, rehabilitimi dhe rikualifikimi urban i dy blloqeve në njësinë nr.4 dhe 8, ku pjesa më e madhe e përfituesve dhe banorëve janë pikërisht nga komuniteti rom. Kësaj zone të cilën unë e kam parë personalisht, (pranë Bregut të Lumit) do i shtohet një shkollë që është tërësisht e dedikuar për komunitetin rom, do i shtohen banesa sociale, totalisht për komunitetin rom dhe kjo krahas përpjekjeve që Bashkia e Tiranës ka në mënyrë të vazhdueshme për mbështetjen e këtij komuniteti. Është një nismë e qëndrueshme, që ne më në fund po ofrojmë arsimimin dhe strehimin për këtë komunitet i cili ka pasur shumë vështirësi në integrim- u shpreh Tabaku.
Më tej ajo tha se përveç panairit do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera, ndërsa u shpreh se Bashkia e Tiranës do të marrë një sërë masash për të mbështetur biznesin rom.