Tragjedia e Himarës, të lënduarat: Skemi marrë ende dëmshpërblimin
—-Nga Julian Hoxhaj—-
Elbasan- Duket se odisea e studenteve të mbijetuar nga aksidenti i 21 majit 2012, nuk do të ketë fund. Çështja e dëmshpërblimit që u takon atyre, risillet sërish në vëmendjen e publikut. Pas 11 muajsh nga tragjedia e rëndë që i mori jetën 11 studenteve, të fejuarit të njërës prej tyre si dhe shoferit të autobuzit, kompania e sigurimeve SIGMA ende nuk ka dëmshpërblyer të aksidentuarat, por edhe familjarët e vajzave që humbën jetën nga ky askident i rëndë.
Kaltra Pollozhani deklaron:Ne ende nuk jemi dëmshpërblyer. Kompania SIGMA ka thënë: Edhe pse ishit tek autobuzi nuk do të thotë që ju duhet të dëmshpërbleheni- thotë Pollozhani duke shtuar: Kemi shkuar më shumë se 10-të herë pranë zyrave të kësaj kompanie që nga muaji shtator kur kemi dorëzuar dosjet deri më tani. Ato na thonë që ka ardhur fondi, por do të na prisnini deri javën tjetër, e kështu na thotë gjithmonë. Vetëm një javë më parë ka qenë hera e fundit që kemi shkuar dhe na tha që keni mangësi në dosje dhe duhet që të bëni dhe vizita të jera mjeko- ligjore. Ndërkohë që dosjet tona janë të gjitha të kompletuara me të gjithë dokumentacionin që duhet, dhe dësmshpërblimi duhet të bëhet në bazë të ekspertizave të asaj dite që ka ndodhur aksidenti – ka thënë Kaltra Pollozhani, studentja që i mijetoj aksidentit tragjik.
Gjithashtu dhe njëra prej studenteve të tjera të mbijetuara, që vuan ende pasojat shëndetësore, Alma Deda, deklaron: Herën e fundit që isha pranë zyrave të kompanisë së sigurimeve, më kërkuan që të bëja dhe një vizitë tek mjeku ligjor me skaner, ndërkohë që mua ma kanë ndaluar mjekët që të bëjë vizita me skaner pasi rrezet e skanerit më shkaktojnë probleme. Sepse e kam kaluar numrin e rekomanduar për të bërë vizita me rreze, pasi më shkakton probleme me në organet e brendshme të trupit.
Deda gjithashtu deklaron se zyrtarë të kompanisë i kanë thënë: Ne nuk e njohim dëmin psikologjik që u është shkaktuar, për ne nuk ka vlerë.
Vajzat e aksidentit deklarojnë se kërkojnë mbështetje nga të gjitha institucionet që e drejta e tyre të vihet në vend.
Adiola Musaku thotë: Ne kërkojmë të drejtën tonë, dhe nëse ata nuk do të na japin zgjidhje, ne do të shkojmë deri në protesta, duke mos përjashtuar edhe mundësinë për të shkuar në grevë urie -ka thënë Musaku.
Vajzat kërkojnë mbështetje nga Avoakti i Popullit dhe nga Kryeministri i vendit, që ta marrin në konsideratë kërkesën e tyre: Ne kërkojmë që ju të na ndihmoni për një çështje kaq madhore që i mori 13 jetë njerëzish, si dhe ne na la me pasoja të rënda për shëndetin- kanë thënë vajzat.