Tabaku Vendimi i plote brenda afatit
Partia Demokratike ka shprehur dje pergezime ne lidhje me vendimin e zbardhur nga Kolegji Zgjedhor i cili i jep te drejte Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te numeroje edhe votat e hedhura ne kutite e gabuara. Kjo deklarate erdhi nga ana e kryetares se listes per Keshillin Bashkiak te Tiranes Jorida Tabaku e cila theksoi se vendimi ishte marre ne perputhje me ligjin dhe pa presion politik. Dua te shpreh vleresimin tone per zbardhjen dhe publikimin e vendimit brenda afatit ligjor nga Kolegji Zgjedhor dhe per argumentet e arsyetimin ligjor dhe kushtetues qe ka parashtruar cka deshmon qarte se ky vendim eshte marre mbi baza ligjore dhe jo nen ndikimin e presionit politik deklaroi Jorida Tabaku. Sipas saj nderkohe qe demokratet po presin te qete ne lidhje me procesin ligjor qe po zhvillohet per Bashkine e Tiranes PS po kercenon perfaqesuesit e Kolegjit Zgjedhor.
Ne e dime se qytetaret presin qe procesi zgjedhor ne Tirane te permbyllet dhe i falenderojme ata per durimin dhe qetesine qe kane treguar gjate gjithe procesit. Nderkohe qe pala tjeter ka ndermarre nje fushate presionesh politike ne perpjekje per te influencuar Kolegjin Zgjedhor ne shprehemi te bindur se vendimet duhet te merren bazuar ne ligj dhe te pandikuara nga presioni politik deklaroi Tabaku ne fjalen e saj. Nga ana tjeter Tabaku perseriti disa pyetje ndaj Rames ne lidhje me faktin se pse ai nuk deshironte cdo vote te numerohej dhe nuk donte qe zeri i qytetareve te degjohej.