Ligji te zbatohet pavaresisht pozicioni i individit
Nje takim i vecante u zhvillua dje mes kreut te diplomacise angleze per Europen dhe kryeprokurores shqiptare Ina Rama. Pas ketij takimi te rendesishem David Lidington deklaroi se eshte e rendesishme per Shqiperine qe ligji te zbatohet drejt fort dhe pavaresisht nga pozicioni apo perkatesia e individeve theksoi zyrtari i larte britanik duke kerkuar me shume rezultate nga prokuroria ne lidhje me hetimin e figurave te larta publike. Por ne menyre te qarte ministri britanik beri te ditur se hetimi i paanshem per zyrtaret e larte nuk eshte vetem nje kerkese e brendshme por eshte gjithashtu nje kriter per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Kjo ceshtje eshte e nevojshme per te perparuar drejt Bashkimit Europian deklaroi ministri i Britanise pas takimit me Ina Ramen. Ai theksoi se Mbreteria e Bashkuar mbetet nje nga perkrahese e madhe e ambicieve europiane te Shqiperise per te qene pjese e Bashkimit Europian. Por sipas tij perpjekjet ne te gjitha fushat nga ana e institucioneve shqiptare duhet te ishin me te medha.