E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: E majta bashkë në pushtet dhe në opozitë

• Ish-sekretari i Përgji-thshëm socialist, Pandeli Majko, kërkoi dje bashkim të së majtës, pasi, sipas tij, ndarja çon në humbje të të gjithë të majtës.Aristir Lumezi"Sado të ketë debate brenda së majtës, dihet që në pushtet do të vijë e majta së bashku. Për mua në çdo rast stacioni i fundit për të majtën do të jetë i përbashkët. Pra, nëse do të dalim në opozitë, do të dalim në opozitë së bashku, siç dolëm në 2005 dhe nëse do të vijmë në pushtet apo nëse do të qeverisim vendin me votën që do na besojnë njerëzit do ta qeverisim përsëri së bashku", tha Majko. Sipas tij, e njëjta gjë dallohet dhe te maxhoranca aktuale, e cila për shkak se ndan pushtetin duket më e balancuar. "Kjo ndodh edhe tek e djathta, e cila për momentin është duke u shfaqur deri diku më e balancuar brenda vetes. Ndoshta edhe sepse shijet e qeverisjes i mbajnë më të lidhur me njëri-tjetrin", tha Majko. Ditët e fundit brenda të majtës po zhvillohet një debat i gjerë me protagonistë përfaqësuesit më të lartë të partive të majta në lidhje me reformën zgjedhore në vend. Partitë e vogla akuzojnë PS-në për bashkëpunim të fshehtë të kryetarit të saj, Edi Rama me maxhorancën për reformën zgjedhore në kurriz të partive të vogla opozitare. Për ish-sekretarin e Përgjithshëm socialist, se pjesa më e madhe e debatit zhvillohet për çështje taktike, pasi strategjia mbetet e njëjtë për të gjithë të majtën, që është fitorja e zgjedhjeve. "Kam përshtypjen se duhet dalluar ajo që është taktikë nga ajo që është strategji në diskutimet aktuale. Unë këtë e shikoj më shumë si një taktikë, e cila në thelb ka të bëjë me diskutimin për çështjen e reformës zgjedhore", tha Majko. Majko mbështet ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor. Sipas tij, "ndryshimi i sistemit zgjedhor është i domosdoshëm për shkak të cilësisë politike që konstatohet në Parlament, por meqë debati është i hapur, është ende herët për të dalë me një konkluzion se cili model zgjedhor do të zgjidhet".LohanAmbasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan, përshëndeti bashkëpunimin mes forcave politike për reformën zgjedhore dhe atë të drejtësisë dhe u tregua optimist se do të gjendet zgjidhja mes partive për sistemin zgjedhor. Lohan u shpreh se partitë politike kanë treguar bashkëpunim për realizimin e reformës zgjedhore dhe gjyqësore. Shefi i misionit të KE-së në Tiranë është optimist se dialogu mes forcave politike do të çojë në arritjen e një marrëveshjeje për sistemin zgjedhor. Sipas tij, Shqipëria duhet të punojë për realizimin e standardeve ndërkombëtare për zgjedhjet. Këtë deklaroi ambasadori i BE-së, Helmut Lohan, gjatë prezantimit të dokumentit të BE-së për Shqipërinë. Në lidhje me debatet mes forcave politike për llojin e sistemit, Lohan tha se, "ky është një vendim që u takon politikanëve shqiptarë dhe BE nuk bën propozime për këtë çështje". Ndërkombëtarët edhe pse kanë konsultuar përfaqësuesit e dy partive më të mëdha, PD dhe PS për reformën zgjedhore, nuk janë bërë pjesë e komisionit për reformën, siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara kur është dashur të përmirësohet Kodi Zgjedhor nën monitorimin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›