Taçi falënderon Berluskonin për MilaninNumri 1 i qeverisë italiane ka lavdëruar punën dhe korrektësinë e kompanisë “Taçi Oil” në lidhje me mbështetjen që kjo e fundit ka dhënë për organizimin e turneut të të rinjve, “Ac Milan Junior Camp”

Presidenti i kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi, u takua dje pasdite me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni. Ky i fundit vizitoi dje Shqipërinë, ku zhvilloi disa takime edhe me krerë të lartë të shtetit shqiptar. Gjatë bisedës mes Berluskonit dhe Taçit, ky i fundit falënderoi kryeministrin italian, i cili është njëkohësisht edhe presidenti i Milanit, që mundësoi ardhjen e skuadrës kuqezi në Tiranë. Në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar të klubit “AC Milan” në Shqipëri, Rezart Taçi ka falënderuar Berluskonin për mbështetjen dhe bashkëpunimin mes tyre edhe në projektet e tjera, një ndër të cilët është dhe investimi për ndërtimin e librarive në disa qytete të Shqipërisë, projekt ky, që iu dedikua edhe trofeu “Taçi Oil Albania Reads”, i luajtur mes Tiranës dhe Milanit (2-1) më 14 tetor. Berluskoni, nga ana tjetër, mësohet se ka përgëzuar Taçin për iniciativat e ndërmarra kohët e fundit dhe i ka premtuar biznesmenit shqiptar mbështetje maksimale. Numri 1 i qeverisë italiane ka lavdëruar punën dhe korrektësinë e kompanisë “Taçi Oil” në lidhje me mbështetjen që kjo e fundit ka dhënë për organizimin e turneut të të rinjve, “Ac Milan Junior Camp”. Presidenti i Milanit ka shprehur dëshirën e tij që trofeu “Taçi Oil Albania Reads” të jetë i përvitshëm
E Merkure, 03 Dhjetor 2008