E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët: Rruga Sarandë-Butrint po na merr jetën

Sarandë- Banorët e jugut ankohen për rrugën që lidh Sarandën me Butrintin, e cila në gjendjen në është paraqet rrezik për qarkullimin. Rruga, 20 km e gjatë ka parë vetëm asfaltim dhe asnjë rikosntruksion tjetër që do të bënte zgjerimin e saj.

Në kushte të tilla, banorët dhe ata që qarkullojnë kësaj ane shprehin shqetësimin real për mundësinë e aksidenteve. Sipas drejtuesve të automjeteve kjo rrugë është bërë e rrezikshme dhe e pakalueshme.

“Rreziku për humbjen e jetës është i pranishëm në çdo metër”- thonë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë. Këtë e provojnë rreth 30 ‘përmendoret’ që familjet kanë ngritur në kujtim të atyre që kanë humbur jetën në këtë segment rrugor.

Banorët i janë drejtuar me një kërkesë pushtetit vendor, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Ndërkohë që ata janë në pritje, rreziku në këtë segmet vazhdon të jetë i pranishëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›