Tadic I gatshem per nisjen e bisedimeve

Ai tha të martën në mbrëmje përpara një audiencë në Novi Sad se “pavarësisht raportit nga i dërguari special i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dik Marti, është plotësisht i gatshëm për nisjen e bisedimeve”.
“Dialogu duhet të nisë dhe problemet duhet të zgjidhen - tha presidenti serb - pavarësisht akuzave të bëra kundër Thaçit”.
Çështjet që do të diskutohen janë: fati i personave të humbur apo të tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të serbëve dhe shqiptarëve.
“Bisedimet nuk duhet të shtyhen derisa hetimi për akuzat e bëra nga Marti të përfundojnë. Ekziston një përshtypje e gabuar - nënvizoi Tadiç - se bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të bëhen në nivel presidentësh apo kryeministrash. Është e pamundur të thuhet tani kur në axhendë do të jenë çështjet kryesore politike”.