Manovra të reja të Koresë së Jugut

Nga Express më 22 dhjetor 2010 në ora 13:52
Dy ditë pas një stërvitje ushtarake në afërsi të kufirit detar me Korenë e Veriut në perëndim të siujdhesës, Koreja e Jugut ka filluar me manovrat e saj të përvitshme detare në bregdetin lindor. Në manovra po marrin pjesë gjashtë anije luftarake, si dhe helikopterë. Qëllimi i stërvitjes është reagimi ndaj një depërtimi të mundshëm të nëndetëseve veri-koreane apo anijeve patrulluese në ujërat e Koresë së Jugut, njoftoi udhëheqja e ushtrisë në Seul. Përveç kësaj ushtria jug-koreane paralajmëroi për sot edhe një manovër tjetër ushtarake, jo larg kufirit me Korenë e Veriut.