Tadic: Serbët në Kosovë, të rrezikuar
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic deklaroi sot se serbët në Kosovë janë populli më i rrezikuar në Evropë, prandaj sipas tij KFOR-i duhet të vazhdojë t'i mbrojë ata, si dhe kishat dhe manastiret serbe, pavarësisht zvoglimit të ushtarëve në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga zyra për shtyp e presidentit. Presidenti serb i ka bërë këto komente gjatë takimit me komandantin e NATO-s për Evropën, gjeneralin Xhejms Stavridis, me të cilin ka biseduar për aktivitetet e Serbisë në programin Partneriteti për Paqe dhe për bashkëpunimin me KFOR-in. "Presidenti i Serbisë ka pohuar se plani për integrimin e veriut të Kosovës përbën kërcënim për stabilitetin në tërë rajonin", thuhet në deklaratën e Presidencës. (e.n/rel/BalkanWeb)