Del formulari A2, publikohen 289 deget Luljeta Ndoka
Publikohet formulari A2, i vlefshem per te zgjedhur deget ku deshironi te kryeni studimet e larta. Sikurse vihet re nga tabela e meposhtme, jane shtuar plot 25 dege ne krahasim me vitin e kaluar, kryesisht ne teknologjine e informacionit. Specialistet japin keshilla se si te plotesohet Formulari dhe se si te mos "digjen" kandidatet.
Formulari A2
Ne krye te Formularit A2, shquhet emertimi i MASH dhe APRIAL, Agjencia Kombetare e Pranimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte. Me poshte, duhet te shenohet, rrethi prej nga vjen nxenesi, duke vijuar me pas me gjeneralitetet e maturantet, te cilat ne fakt jane te plotesuara, pasi Formulari A2 eshte i personalizuar. Ne te djathte te formularit, jane 10 vende bosh per listimin e degeve qe zgjedh maturanti, sipas rendit preferencial. Pasi plotesohet nota mesatare me numra dhe me fjale, me poshte gjenden te 264 deget, e sistemuara sipas universiteteve publike te vendit. Ne pjesen e prape te formularit, shenohen dhe njehere gjeneralitetet e kandidateve, shoqeruar edhe me firmen perkatese, emrin dhe firmen e mesuesit kujdestar si dhe drejtorit te shkolles. Ndersa jepet "alarmi" se, ne pjesen e siperme te pjeses se prapme te formularit, nuk duhet bere asnje shenje, apo njolle. Me pas, vijojne keshillat per plotesimin sa me korrekt te formularit.
Keshillat
Sipas specialisteve, ju mund ta fotokopjoni kete formular per tu praktikuar, por do te dorezoni formularin origjinal te plotesuar. "Do te zgjidhni 10 programet e studimit, te renditura sipas preferencave tuaja. Ne renditjen nga 1 ne 10, do te vendosni kodet qe perfaqesojne programet e studimit", keshillojne specialistet e APRIAL. Ne kuadratin prane programit te studimit, do te vendosni numrin e preferences. Kodi i programit te studimit i shenuar te tabela e preferencave, duhet te jete i njejte me ate ku eshte shenuar numri i preferences perkatese. Per shembull, nese ne preferencen 1 eshte shenuar programi i studimit 015, atehere ne kuadratin prane programit te studimit 015, duhet te shenohet numri 1. Nese gabohet ne keto plotesime, si i vlefshem do te merret kodi i programit te studimit qe eshte shenuar te tabela e preferencave (djathtas lart). Maturantet do te shpallen fitues vetem ne nje nga programet e studimit qe kane zgjedhur, sipas parimit Merite -Preference. Fituesit ne nje program studimi te zgjedhur, percaktohen nga vendet ne ate program studimi, te cilat jane vendosur me Vendim te Keshillit te Ministrave.
Ku duhet pasur kujdes!
"Kujdesuni qe nota mesatare e juaj te shkruhet sakte me shifra dhe me fjale nga mesuesi juaj kujdestar", terheq vemendjen APRIAL. Sipas kesaj agjencie, eshte e detyrueshme qe ky formular te plotesohet me poshte me: Emer, Mbiemer dhe Firme te maturantit, Emer, Mbiemer dhe Firme te mesuesit kujdestar; Emer, Mbiemer dhe Firme te drejtorit te shkolles si dhe Vulen e shkolles. Mungesa e njerit prej ketyre elementeve e ben formularin e plotesuar te pavlefshem. "Kujdesuni qe Formulari te plotesohet saktesisht dhe cdo e dhene e tij te jete e konfirmuar nga ju", keshillojne specialistet.
Keshillat per Formularin A2
Ju mund ta fotokopjoni kete formular per t'u praktikuar, por do te dorezoni ne shkollen tuaj formularin origjinal te plotesuar me preferencat tuaja.
Do te zgjidhni jo me shume se 10 programe studimi, te renditura sipas preferencave tuaja. Ne renditjen nga 1 ne 10 do te vendosni kodet qe perfaqesojne programet e studimit. Veme ne dukje se plotesimi i te gjitha preferencave nuk eshte i domosdoshem (pra maturanti, nese deshiron, mund te plotesoje me pak se 10
preferenca).
Ne kuadratin prane dhe majtas programit te studimit, do te vendosni numrin e preferences.
Kodi i programit te studimit i shenuar te tabela e preferencave, duhet te jete i njejte me ate ku eshte shenuar numri i preferences perkatese. P.sh. nese ne preferencen 1 eshte shenuar programi i studimit 015, atehere ne kuadratin prane programit te studimit 015 duhet te shenohet numri 1. Nese gabohet ne keto plotesime, si e vlefshme do te merret kodi i programit te studimit qe eshte shenuar te tabela e preferencave (djathtas lart).
Ju do te shpalleni fitues vetem ne nje nga programet e studimit qe keni zgjedhur sipas parimit Merite - Preference, te shprehur si me poshte:
a. Parimi i merites percaktohet sipas pikeve te grumbulluara ne baze te rezultateve
te shkolles se mesme, te provimeve te Matures Shteterore dhe per programe
studimi te caktuara edhe ne baze te rezultateve te konkurseve te pranimit.
b. Parimi i preferences percaktohet nga vullneti i kandidateve, i shprehur nepermjet preferences me te larte te zgjedhur prej tyre. Pra maturanti kandidat mund te arrije nivelin e fituesit ne disa programe studimi te perzgjedhura prej tij, por ai shpallet fitues ne preferencen me te larte te ketij grupi. Kujdes ne perzgjedhjen e preferencave por edhe te renditjes se tyre. Gjate perzgjedhjes se preferencave shihni me kujdes shenimet ne kllapa te cilat tregojne filialin e universitetit ose kohezgjatjen e
studimeve.
Fituesit ne nje program studimi te zgjedhur prej tyre, percaktohen ne baze te parimit merite preference brenda numrit te parashikuar te vendeve per ate program studimi (kuotave), te cilat percaktohen me Vendim te Keshillit te Ministrave.
Te gjitha programet e studimit te Universitetit te Arteve dhe te Universitetit te Sporteve te Tiranes, programet "Arkitekture (Arkitekt)" dhe "Arkitekture(Urbanist)" te Universitetit Politeknik te Tiranes, programet "Edukim Fizik dhe Sporte" dhe "Pikture-Grafike" te Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder, programi i studimit
"Edukim Fizik dhe Sporte" te Universitetit "Aleksander Xhuvani" Elbasan, programet e studimit te Fakultetit te Studimeve te Integruara me Praktiken (FASTIP) te Universitetit "Aleksander Moisiu" Durres, u nenshtrohen konkurseve te pranimit, te organizuar nga keto Institucione Publike te Arsimit te Larte. Konkursi per
programet e studimit te FASTIP (Universiteti i Durresit) zhvillohet per njohurite ne gjuhen angleze.
Kujdes, maturantet kandidate qe parapelqejne me shume programet e mesiperme te studimit dhe vendosin t'u nenshtrohen konkurseve te pranimit, ne preferencat e tyre keto programe duhet t'i rreshtojne ne krye te listes se perndryshe rrezikojne te humbasin shansin e tyre per t'u shpallur fitues ne keto dege.
Kujdesuni qe nota mesatare e juaj te shkruhet e sakte me shifra dhe me fjale nga mesuesi juaj kujdestar.
Eshte e detyrueshme qe ky formular te plotesohet me poshte me: Emer, Mbiemer dhe Firme, tuajen; Emer, Mbiemer dhe Firme te mesuesit kujdestar; Emer, Mbiemer dhe
Firme te drejtorit te shkolles si dhe Vulen e shkolles. Mungesa e njerit prej ketyre elementeve e ben formularin e plotesuar te pavlefshem.
Kujdesuni qe Formulari te plotesohet saktesisht dhe cdo e dhene e tij te jete e konfirmuar nga Ju.