Udhëtimi në kohë, i pa mundur
HONG KONG – Fizikantët kanë arritur të vërtetojnë se një foton nuk mund të udhëtoi më shpejt se shpejtësia e dritës. Fakti vërteton se udhëtimi në kohë është i pamundur.
Fotoni i bindet teorisë së Ajnshtajnit, e cila thotë se asgjë nuk mund të udhëtojë më shpejt se drita. Me këtë arrihet të tregohet se nuk mund të udhëtohet në kohë.
Du Shengwang, profesor në universitetin e shkencës dhe teknologjisë së Hong Kong, vërteton se një foton i bindet ligjit të trafikut të universit njëllojë si valët elektromagnetike. Ligji sipas Ajnshtajnit, do të thotë se asgjë nuk mund të udhëtojë më shpejtë se drita.
Mundësia e udhëtimit në kohë u hipotizua 10 vite më parë kur shkencëtarët zbuluan përhapjen superluminale (më shpejt se drita) të pulsimeve optike në një lëndë specifike.
Kohë më pas u zbulua se ishte vetëm një efekt vizual, por gjithsesi shkencëtarët besonin prapë se një foton mund të udhëtonte më shpejt se shpejtësia e dritës.
Studimi tregoi se fotoni i bindet limitit të shpejtësisë së dritës, gjë që konfirmon kauzalitetin e Ajnshtajnit; që efektet nuk mund të ndodhin para shkakut.
(a.h/BalkanWeb)