Tadiç fiton zgjedhjet, Koshtunica negociata për qeverinë
Proeuropianët 38.75 për qind të votave, radikalët 29.2 për qind. Socialistët, shpresa e fundit e të dyja palëve për koalicion
Koalicioni proeuropian i presidentit Boris Tadiç ka dalë fitues i zgjedhjeve në Serbi, duke vërtetuar dëshirën e popullit për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. I paqartë ngelet formimi i qeverisë së re dhe nëse ajo do të jetë proeuropiane, kjo për shkak të përqindjeve të pamjaftueshme të secilës palë. Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Vojisllav Koshtunica është takuar dje me kryetarin e Partisë Radikale për të diskutuar mbi formimin e qeverisë së vendit. Lajmi u bë i ditur nga agjencia serbe “Tanjug” e cila i është referuar zëdhënësit të PDS-së Andreja Mladenoviç. Sipas këtij të fundit bisedimet do të vazhdojnë dhe në to do të përfshihet edhe Partia Socialiste, trashëgimtare e partisë së Millosheviçit. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve bëri të ditur se pas numërimit të 97.8 për qind të votave, lista liberale “Për një Serbi europiane” e kryesuar nga presidenti Boris Tadiç kryeson me 38.75 për qind të votave, ose 102 vende në Parlament. Në vend të dytë është renditur Partia Radikale me 29.2 për qind të votave dhe i takojnë 77 vende në Parlament. Më pas vjen Partia Demokratike e Serbisë e kryeministrit në largim Vojislav Koshtunica, e cila fitoi 11.34 për qind dhe 30 vende ne Parlament; Partia Socialiste e Ivica Dacic ka marrë 7.57 për qind të votave, me 20 vende në Parlament. Partia e fundit që ka kaluar pragun elektoral të caktuar 5 për qind është Partia Liberaldemokratike (Ldp) e Çedomir Jovanoviç me 5.3 për qind të votave, duke fituar në Parlament 14 deputetë. Partia e Tadiçit ka fituar zgjedhjet, megjithatë votat e marra nuk mjaftojnë për të krijuar qeverinë dhe kjo për shkak se aleancat e partive rreth Tadiçit nuk mund të qeverisin të vetme. Më e thjeshta do të ishte nëse ai krijon qeverinë më liberalët dhe me përfaqësuesit e pakicave. Megjithatë edhe votat e tyre nuk mjaftojnë duke synuar kështu edhe votat e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër të njëjtën gjë synon edhe Partia Radikale. Kryetari i saj, Nikoliç, i ka ofruar paraprakisht ish-kryeministrit Koshtunica postin e kryeministrit nëse ky i fundit do të hynte në koalicion me të. Socialistët ngelen kështu shpresa e fundit për të arritur shumicën për qeverisje. Ata janë parimisht të gatshëm për gjithçka duke formuar aleancë për ata që do të ofrojnë më shumë. Të paktën 7 vende në Parlamentin serb i takojnë minorancave etnike. Presidenti Tadiç, pas daljes së rezultateve, e ka konsideruar Serbinë vend të të papriturave. “Edhe atëherë kur askush nuk e beson, edhe atëherë fitohet në Serbi”. Aleanca e partive “Për Serbinë Europiane” ka marrë 38 për qind të votave. Megjithatë, kjo shifër është pothuaj sa shuma e votave të marra së bashku nga Partia Demokratike e Serbisë e ish-kryeministrit Koshtunica dhe radikalët ultranacionalistë së bashku. Lideri nacionalist Nikoliç ka njohur fitoren e zgjedhjeve nga partia e presidentit Tadiç, megjithatë ka kundërshtuar të drejtën e këtij të fundit për të formuar i vetëm qeverinë e re, pasi nuk është fituar maxhoranca absolute. “Ekziston mundësia e një koalicioni që përjashton Partinë Demokratike të Tadiçit”, - është shprehur Nikoliç.
SHBA dhe BE: Qeveria serbe të krijohet sa më shpejt
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Serbi si dhe fitoren e bllokut pro europian të kryesuar nga presidenti Boris Tadiç. “Zgjedhësit serbë treguan qartë se zemra e tyre është në Europë”,-thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Beograd.
Shefi i diplomacisë europiane, Havier Solana, ka kërkuar “krijimin sa më të shpejtë të qeverisë, e cila duhet të jetë e angazhuar për reformat që çojnë drejt Europës”. Solana ka shtuar se Serbia tani është në një pozitë që mund të përparojë shpejt. Ai ka premtuar se BE-ja do t'i jepte mbështetje të plotë një qeverie, e cila do të ishte e angazhuar për procesin e reformave dhe plotësimin e kushteve për të arritur përparim të mëtejshëm në fushën e integrimit Europian. “Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit vendi ndodhet në pozitë të mirë për të avancuar me shpejtësi”,- citohet Solana në deklaratën për shtyp të lëshuar nga zyra e tij. Sllovenia, si vend kryesues i radhës i Bashkimit Europian është shprehur e kënaqur me fitoren e bllokut të partive pro-europiane në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Edhe ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës e Suedisë e kanë përshëndetur fitoren e bllokut të partive të quajtura pro europiane. OSBE-ja që vëzhgoi zgjedhjet tha se votimet u organizuan në mënyrë profesionale.
13 Maj 2008