E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rejat nga shkenca/ Tani mund të blini edhe zërin



Në Sherbimin ORL pranë spitalit Francez prej gati 50 vjetësh trajtohen midis të tjerash edhe patologjitë tumorale të laringut. Trajtimi i këtyre patologjive konsiston në heqjen e pjesshme të laringut kur tumori është në stadet fillestare, dhe në heqjen e plotë të tij kur tumori është në stade të avancuara. Natyrisht që në rastin kur të sëmurit do t'i hiqet i gjithë laringu mjeku e ka të vështirë që t' ja prezantojë të sëmurit këtë dhe ta bindë atë që laringu i tij duhet hequr dhe se ai nuk do të ketë më zë. Mungesa e zërit pas heqjes së laringut sjell jo pak probleme sociale për të sëmurin dhe kjo bën që një pjesë e të sëmurëve të mos pranojnë asnjë lloji trajtimi. Për të shmangur këtë problem të madh social mjekët e këtij shërbimi për herë të parë këto ditë kanë vendosur protezë zëri pas heqjes së laringut e cila e rikthen zërin në masën 70-80%. Bëhet fjalë për protezën e cila vendoset menjëherë pas heqjes së laringut në rastin e patologjive tumorale të laringut (kancerit në laring), kur i sëmundja është në stadet e avancuara. Proteza mund të vendoset edhe tek të sëmurët që e kanë hequr më përpara laringun. Materiali i protezës është silikon dhe prodhohet nga kompania Suedeze "Provox", e vetmja e këtij lloji në botë. Vendosja e këtyre protezave në botë ka nisur rreth 7-8 vjet më parë. Vendosja e protezës së zërit do të zgjidhi këtë problem social kaq të madh duke rikthyer tek të sëmurët të folurin si të vetmin mjet komunikimi, dhe nga ana tjetër besojmë se nuk do të ketë më të sëmurë të cilët nuk do të pranojnë të operohen, pasi kanë frikë nga humbja e zërit, ku suksesi i tyre tashmë është vërtetuar

13 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›