Tadiç në Bosnje për përmirësimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve
SARAJEVË - Presidenti serb, Boris Tadiç, mbërriti sot në Bosnje, për një vizitë të rrallë zyrtare me objektiv përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Sarajevës, marrëdhënie delikate që pas luftës ndërkomunitare të Bosnjes (1992-1995), mësohet pranë presidencës boshnjake.
Tadiç pritet të takohet paradite me anëtarë të presidencës kolegjiale të Bosnjes, serbin Nebojsha Radmanoviç, president i radhës, myslimani Bakir Izetbegoviç dhe kroati Zeljko Komsiç.
Shpesh i akuzuar vitet e fundit nga zyrtarë myslimanë për mbështetjen e liderit të serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, i cili evokon shpesh mundësinë e një ndarjeje të entitetit serb të Bosnjes, Tadiç nënvizoi para vizitës së tij, mbështetjen për integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.
"Serbia mbështet integritetin e plotë territorial të Bosnjes (...) Serbia mbështet integritetin e të gjitha vendeve, kryesisht të çdo vendi fqinj dhe është kundër çdo ndarjeje të Bosnjes", siguroi ai.
Tepër i interesuar për afrimin e vendit të tij në Bashkimin Europian, Tadiç ka punuar së fundmi për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë, kandidat i ardhshëm për anëtarësim në BE, ndërkohë që analistët mendojnë se ai kërkon të bëjë të njëjtin hap edhe me Bosnjen.
Nga ana tjetër, anëtari i ri mysliman i presidencës tripalëshe, Bakir Izetbegoviç, ishte shprehur për një përmirësim të marrëdhënieve me vendet fqinje, kryesisht me Serbinë para se të zgjidhej në tetor 2010, dhe i përforcoi këto deklarata para vizitës së Tadiçit.
"Shkëmbimet tona tregtare janë më të rëndësishmet me Serbinë. Mbi një milion serbë jetojnë në Bosnje dhe mbi 300 000 myslimanë në Serbi. Ne kemi të gjitha arsyet për të përmirësuar marrëdhëniet tona dhe ato nuk mund të përmirësohen nëse ne nuk diskutojmë", deklaroi ai.
"Bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm në progresin europian", nënvizoi Izetbegoviç.
(d.b/BalkanWeb)