E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj:Diplomat, të hartuara sipas propozimeve të senateve

Diplomat e reja të studentëve të universiteteve publike janë hartuar sipas propozimeve të senateve akademike. Këshilltari i kryeministrit për arsimin Myqerem Tafaj, hedh poshtë pretendimet e krerëve universitarë se ministria e Arsimit ka hartuar një model diplome pa marrë parasysh propozimet e tyre. Tafaj thotë se, ministria u ka përcaktuar universiteteve kritere minimale për hartimin e këtij dokumenti, ndërkohë që kanë qenë këto të fundit autonome për përmbajtjen e diplomës. Tafaj, edhe pse e ka konsideruar ccështjen e kësaj diplome një problem teknik dhe nuk ka deklaruar nëse ky model do të ndryshohet apo jo. Ndërkohë studentë nga fakulteti i gazetarisë, kanë vijuar sërisht protestat,duke kërkuar ndryshimin e disa elementëve në diplomën e hartuar sipas sistemit të Bolonjës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›