E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: 20 nëntori, afati i fundit për Serbinë

Drejtuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se data 20 nëntor është koha e fundit i Serbisë për të nisur zbatimin marrëveshjes së arritur në Bruksel.
 

Ajo i ka bërë këto komente gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, dhe po ashtu u vlerësuan raportet e shkëlqyera Kosovë - Shqipëri.
 

Në takim u tha se të dy shtete kanë mundësi shumë të mira të bashkëveprojnë në rrugën e integrimeve evropiane.
 

Ambasadori Lauka nga ana e tij tha se Qeveria e Republikës së Shqipërisë e mbështetë plotësisht dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dhe angazhohet që këto marrëveshje të zbatohen në praktik.
Sipas tij bashkëpunim rajonal duhet të kontribuoi në integrimin e Ballkanit në Evropë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›