E Diel, 1 Nëntor 2026

AKR: Shtyrja e zgjedhjeve, anti-kushtetuese

Partia Aleanca Kosova e Re ka kërkuar që kandidati për president të vendit të ketë dy nënshtetësi, sepse sipas tyre mohimi i kësaj të drejte i privon 30 për qind të popullatës kosovare të cilët jetojnë jashtë vendit të konkurojnë për president.
 

Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, të martën ka bërë të ditur qëndrimet për presidentin dhe ndryshimit të ligjit zgjedhor.
Për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në 2013, Makolli ka thënë se nëse kjo do të ndodh atëherë do të shkelen vendimet e Kuvendit, pasi është e sqaruar mirë se kur duhet të zgjidhet presidenti.
 

Për ndryshimit e ligjit për zgjedhje, AKR-ja ka propozuar që Kosova të ketë shtatë zgjedhore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›