E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Arrestimet, dëshmi e luftës për pushtet

Ai ka akuzuar qeverinë që sipas tij jo vetëm nuk lufton korrupsionin, por e ndihmon atë. “Mbi kokën e Sali Berishës dhe qeverisë së tij, rrinë ende si hije të zeza skandalet e njëpasnjëshme për të cilat askush deri më sot nuk ka dhënë llogari para drejtësisë”, u shpreh Tahiri, duke përmenduar këtu trsgjedinë e Gërdecit, rrugën Durrës-Kukës, shembja e tunelit, pronat në bregdet, prokurimet dhe investimet publike në çdo sektor shtetëror, etj. Sipas tij, të gjitha këto janë  janë vetëm disa nga dhuratat që Sali Berisha i ka bërë gjatë vitit 2009, vetes dhe shërbëtorëve të tij, duke vjedhur xhepat e qytetarëve shqiptarë. “Arrestimet e djeshme nuk tregojnë e nuk mjaftojnë për të na bindur se po luftohet korrupsioni. Arsyeja pse arrestohen për korrupsion vetëm varësit e Lulzim Bashës qoftë kur ky ishte Ministër i Transporteve, ashtu dhe sot kur është Ministër i Brendshëm, duket se është vetëm një shfaqje ekstreme e luftës për pushtet brenda të njëjtës familje politike”, tha më tej ai.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›