E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Meta bashkë në SHBA

22/09/2009  Sesioni i 64 të Asamblesë së Përgjithshme

Berisha në OKB, mban fjalën në Asamble

Kryeministri i vendit Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka mbajtur dhe fjalën në këtë asamble, në orën 18 të Nju-Jorkut, ora 20:00 me orën tonë lokale. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se gjatë kësaj vizite Kryeministri Berisha, i cili shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, do të ketë një axhendë të ngjeshur me takime bilaterale me liderë botërore dhe personalitete të rëndësishme botërore. Gjithashtu Kryeministri Berisha do të bëjë një përshëndetje në “Millenium Challenge Corporation”, si dhe do të jetë i ftuar në samitin mbi ndryshimet klimaterike. Kryeministri do të jetë referuesi kryesor në samitin “Global Creative Leadership”, në panelin mbi edukimin dhe impaktin e teknologjisë dixhitale në edukim. Kryeministri Berisha dhe zonja Berisha do të jenë në mesin e shumë liderëve të tjerë të botës, kryetarë të delegacioneve pjesëmarrëse në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të cilët do të priten në një mbrëmje gala nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Barak Obama, në “Metropolitan Museum of Arts”. Në debatin e sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kreu i qeverisë do të mbajë një fjalim për të pranishmit në sesion. Gjatë vizitës së tij në SHBA ai do të zhvillojë takime edhe me komunitetin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që japin një kontribut të çmuar në jetën dhe politikën e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›