Bosch: Debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend
22/09/2009 Ambasadori Gjerman flet për situatën politike në Shqipëri dhe integrimin
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Robert Bosch, është shprehur gjatë një interviste se debati real duhet të bëhet në Parlament, duke i dhënë kështu një mesazh edhe opozitës shqiptare në lidhje me bojkotin që ajo ka ndërmarrë. Nga ana tjetër, duke folur në lidhje me integrimin dhe me proceset që ajo ka ndërmarrë, Bosch ka garantuar se Gjermania do të jetë një mbështetëse e fortë në rrugën e vendit tonë përgjatë këtij procesi. Sipas tij, tashmë kanë mbetur vetëm fazat e diskutimit të raportit të OSBE–ODIHR-it për të marrë një vendim për këtë çështje.
- Raporti ka treguar progresin e bërë, por edhe problemet e mbetura pa zgjidhje. Ka treguar që Shqipëria ende nuk i ka përmbushur të gjitha standardet. Në raportin përfundimtar të OSBE–ODIHR-it procesi zgjedhor në Shqipëri dhe vlerësimi i tij quhet i përfunduar. Tashmë është e rëndësishme të shihet përpara dhe të zgjidhen problemet e përmendura në raportin e ODIHR-it në lidhje me ligjin për zgjedhjet dhe organizimin e tyre, që ashtu siç e ka formuluar edhe ODIHR, kanë zbehur progresin. Partnerët tanë e kanë vënë theksin politizimit, për shembull në procesin e numërimit, por edhe shkeljeve të rekomandimeve të OSBE-së, që ka marrë përsipër të realizojë në mënyrë të veçantë gjatë fushatës elektorale. Unë e konsideroj veçanërisht të rëndësishme që procesi i numërimit të votave të optimizohet, në mënyrë që vëzhguesit e zgjedhjeve të ardhshme të mos konstatojnë sërish se në 1/3 e qendrave të numërimit të votave procesi është bërë keq ose shumë i keq. Duhet të përcaktohen rregulla më të mira për zhvillimin e fushatës elektorale.
Ne së bashku me partnerët tanë të BE-së u kemi rekomanduar partive politike në Shqipëri një dialog politik konstruktiv. Vetëm kështu mund të zgjidhen problemet e identifikuara nga ODIHR-i. Për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve nevojitet shumica e cilësuar në Parlament. Kjo vlen edhe për fusha të tjera të rëndësishme, për të cilat BE-ja pret reforma të mëtejshme, siç për shembull reforma në drejtësi.
- Si e vlerësoni bojkotin e opozitës?
- Në deklaratën e tij kryeministri Berisha ka thënë se nuk do të mund të pranojë asnjë kërkesë të opozitës që është në kundërshtim me ligjin. Kjo është normale. Po nuk do të thotë se të gjitha kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me ligjin. P.sh. kërkesa për ndryshimin përbërjen e KKRT-së apo të drejtimit të RTSH-së me siguri nuk është një kërkesë politike antiligjore. Krahas kësaj, përputhshmëria me ligjin e lirimit të përkohshëm të përfolur të burgosurve është duke u verifikuar. Ky do të ishte një proces normal, nëse do të kishte udhëzime të mjaftueshme për një vendimmarrje të gabuar të organeve kompetente.
- Kur do të shqyrtohet aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE?
- Pranimi i Shqipërisë në BE është një çështje e rëndësishme strategjike për të dyja vendet tona. Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE. Veç kësaj, shtrohet edhe pyetja se kur do të trajtohet prej nesh aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE. Në këtë drejtim ne dhe anëtarët të tjerë të BE-së jemi shprehur se kjo do të trajtohet vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve në Parlament dhe pasi të jetë bërë i njohur vlerësimi procesit nga OSBE-ja. Ky raport u publikua në mbrëmjen e 14 shtatorit, në të njëjtën kohë ishte duke u zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave të Jashtëm. Ne do diskutojmë tani raportin e ODIHR-it me partnerët tanë dhe do të marrim vendimin përkatës në lidhje me kërkesën për anëtarësim.