Bregu: Tetori muaji më i favorshëm për shqyrtimin e statusit
22/09/2009 Ministrja e Integrimit shprehet se BE-ja është shprehur në favor të Shqipërisë
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, është shprehur dje se muaji më i mundshëm që Komisioni Evropian të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Bregu u shpreh se shqyrtimi i aplikimit të Shqipërisë për këtë çështje nuk është i lidhur domosdoshmërisht me raportin e progresit për Shqipërinë, i cili pritet të publikohet në fund të nëntorit. “Muaji më i mundshëm për të marrë në konsideratë kërkesën e Shqipërisë për këtë çështje. Kjo nuk do të thotë se progresraporti është i lidhur domosdoshmërisht me kërkesën që Këshilli mund t’i dërgojë Komisionit Evropian për të përgatitur mendimin, pra nuk do të thotë që domosdoshmërisht duhet të pritet dalja e progresraportit në mënyrë që Këshilli t’i kërkojë KE-së që të përgatisë mendimin për Shqipërinë, për t’i dërguar pyetësorin e kështu me radhë. Ne presim që ky proces të shqyrtohet në vjeshtën e këtij viti. Kjo nuk është një sfidë ndaj datave dhe kohës, por jemi gati për të përballuar me çfarëdo presioni detyrimet që na vijnë për të përshpejtuar integrimin në BE. Administrata shqiptare sot është në sfidën më të madhe. Plotësimi i detyrimeve që është kërkuar gjatë këtyre viteve shumëfishohet tani, sepse, në qoftë se volumi i punës ka qenë në konferenca takime etj., këtë radhë gjithçka përqendrohet te puna e administratës shqiptare, kryesisht për të zbatuar detyrimet”, - tha Bregu. Ndërkohë Bregu është shprehur edhe rreth qëndrimit të Gjermanisë në lidhje me këtë çështje. Sipas saj, vetë Gjermania është në proces zgjedhor dhe qeveria po has në presione publike, të cilat janë kundër zgjerimit të BE-së me vende të tjera. Gjithsesi, asnjë nga vendet e bllokut nuk ka shfaqur kundërshti në lidhje me kërkesën e Shqipërisë, madje kjo është shprehur dhe në deklaratat e kancelares Angela Merkel. “Në një situatë zgjedhore jo e qetë politikisht brenda vendit, pasi kanë për të bërë një proces, është një moment i cili tërheq vëmendjen më shumë në punët e brendshme të shtëpisë sesa në perspektivën e përgjithshme të zgjerimit. Pro në të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të lartë të BE-së si dhe të kancelares Merkel herë pas herë mbështetja ndaj Shqipërisë nuk ka munguar dhe nuk shoh asnjë pengesë jo vetëm nga Gjermania, por nga çdo vend tjetër i BE-së”, - tha Bregu.