Aksion për prerjen e ujit të pijshëm debitorëve
10/07/2009 Kryesisht familjarëve
SHKODER- Rritja e ndjeshme e temperaturave të kësaj stine vere që ka sjellë njëkohësisht dhe konsumimin e ndjeshëm të ujit të pijshëm ka vënë në lëvizje drejtuesit e ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve Shkodër. Drejtuesit e kësaj ndërmarrje u kanë bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm, sidomos gjatë kësaj stine vere, si dhe të shlyejnë detyrimet që kanë për sasinë e ujit të konsumuar. Të gjithë abonentët debitorë do të penalizohen kryesisht me ndërprerje të furnizimit me ujë deri në shlyerjen e faturave të papaguara. Ndërkohë Task Forca e kësaj ndërmarrje ka filluar kontrollin derë më derë për të verifikuar abonentët privatë dhe familjarë që nuk anë kryer pagesat e faturave të ujit të pijshëm. Në të gjitha rastet ku janë konstatuar debitorët është kërkuar shlyerja e detyrimeve brenda ditës dhe në rastet kur abonentët nuk kanë paguar u është ndërprerë furnizimit me ujë. Aksioni ka filluar te abonentët debitorë familjarë që jetojnë në pallate ku verifikimi është më i lehtë, për të vijuar më pas tek banesat private, ku përveç mospagesës vihet re shpërdorim i ujit të pijshëm për ujitje oborresh e rrugësh. Task Forca e ujësjellës kanalizimeve në Shkoder ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë në të gjitha lagjet e qytetit ku do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm tek të gjithë abonentët familjarë që rezultojnë debitorë në pagesën e ujit të pijshëm. Qyteti i Shkodrës ka furnizimin më të mirë me ujë të pijshëm se të gjithë qytetet e tjera dhe çmimin më të ulët për frymë .