E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat, të pashmangshme

16/02/2010 Në vijim të turit të panelit të gazetarëve në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, kreu i opozitës Edi Rama është ndalur në qytetin e Vlorës, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të këtij qyteti. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se çështja e hapjes së kutive nuk është për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, por vetëm për të treguar realitetin e zgjedhjeve të 28 qershorit, si dhe në të ardhmen të mos përsëriten të njëjta gabime që mund të jenë bërë në këto zgjedhje. Për sa i përket bojkotit dhe hapjes së kutive, Rama është shprehur se e vetmja rrugë është hapja e kutive dhe nuk ka rrugë të mesme, pasi në të kundërt, nëse nuk realizohet kjo gjë, protestat janë shumë afër, por pa iu përgjigjur pyetjes se kur do të nisin këto protesta. “Ne jemi gati të japim ndihmën tonë për këtë krizë që nuk është vetëm politike, por tashmë po ndihet edhe te familjet shqiptare, të cilat po ndiejnë shtrenjtimin e energjisë si pasojë e keqmenaxhimit të këtij sektori nga ana e Qeverisë. Kemi parë shumë tentativa për diversion, për blerje deputetësh, por këto gjëra nuk mund ta zgjidhin dot krizën dhe as ta thyejnë dot Partinë Socialiste”, është shprehur Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›