E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri-PS: “Dorezuam dosjen e Rulit ne Prokurori”

Partia Socialiste ka dorezuar dje ne prokurori dokumentet, qe sipas zyrtareve te PS-se, provojne se ministri i Bujqesise ka shkelur ligjin, gjate kohes qe drejtonte Ministrin e Ekonomise. Deputeti i PS-se, Saimir Tahiri tha per mediat se keto dokumente jane dhe nje prove per drejtesine. Ai u shpreh se nese nuk merren parasysh provat, atehere njerezit nuk do te kene me shprese te drejtesia. “Nese drejtesia nuk do te funksionoje as per kete minister, te zhytur deri ne fyt ne llumin e korrupsionit te ketij pushteti, qe arrin te ndaloje me firmen e vet edhe vendimet e Kuvendit, atehere jo vetem drejtesi po as shprese tek drejtesia s’mund te kete me, per askend”,-tha dje Tahiri. Deputeti i PS-se tha se dosja qe ata kane dorezuar sot ne prokurori, permban shkeljet qe sipas tij jane bere me nje kompani minerare. “Sot (dje) depozituam ne prokurori, dosjen me shkeljet flagrante te ligjit e per xhiron marramendese te parave qe Genc Ruli ka realizuar me firmen e tij ne rastin e koncesionit te minieres se Bulqizes, duke anashkaluar Parlamentin dhe duke na treguar se pushteti i votave te vjedhura nuk ndalet para asgjeje”,-tha dje Tahiri. Duke u ndalur ne ceshtjen e korrupsionit, Tahiri ka theksuar se drejtuesit e pushtetit duhet te largohen sa me pare. “Shqiptareve u duhet liri e drejtesi per te pasur ekonomi te zhvilluar dhe ky pushtet i vjedhur e i korruptuar qe ka lene ne balte Shqiperine, duhet te largohet nje ore e me pare, sepse me Saliun ne kurriz s’ka as liri e as drejtesi, po vetem padrejtesi e korrupsion”,-tha dje Tahiri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›