E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela, kercenues: Ne do ta largojme qeverine me force

Opozita e Bashkuar, permes Spartak Ngjeles ka kerkuar serish protesta radikale per rrezimin e qeverise. Ngjela i ka bere apel popullit opozitar, per te dale ne shesh duke filluar nga janari i vitit te ardhshem, qe me force te largojne kete mazhorance, e cila sipas tij nuk po pranon hetimin e materialeve zgjedhore te 28 qershorit 2009. Keshtu, pikerisht ne diten kur do te diskutohej ne Kuvend ngritja e Komisionit te Hetimit te zgjedhjeve, opozita paralajmeron protesta te dhunshme ne fillim te vitit te ri. Edhe kete here eshte perfaqesuesit Opozita e Bashkuar, Spartak Ngjela qe ka bere thirrje per largimin e qeverise me force nga pushteti. “Vetem forca, mund te ndryshoje situaten e marre me force”, tha Ngjela. Kryetari i PLD, edhe pse nuk ka qene pjese e negociatave per zgjidhjen e ngercit qe zhvilloheshin dje, qe paradite ishte ne dijeni te faktit se “kutite e materialeve zgjedhore, s’do te hapet”. Nisur nga kjo, Ngjela ka deklaruar se muaji janar do te jete koha kur do te largohet qeveria me force. “Opozita e Bashkuar i ben thirrje popullit opozitar, qe muaji janar te kthehet i gjithi ne muajin e protestave per largimin e kesaj qeverie te paligjshme”,-tha dje Ngjela. Por ndersa deklarata bombastike e Ngjeles bente xhiron e ne mediat televizive, zyra e shtypit e Partise Socialiste ka hequr nga teksti i shperndare per mediat, pjesen qe ka te beje me skenarin qe pergatitet per muajin janar, duke i hequr pikerisht fjaline ku kerkohej perdorimi i forces per largimin e qeverise aktuale. Ne deklaraten e tij, Ngjela eshte ndalur dhe ne situaten ekonomike dhe me arsyet e tjera, qe sipas tij, duhet te organizohen protestat ne muajin janar. “Situata ekonomike eshte e rende, gjendja e paligjshmerise se kesaj qeverie ka krijuar pamundesi jetese ne Shqiperi. Permbytje, varferi, papunesi te gjitha keto te konverguara ne nje pike, tregojne se kemi te bejme me nje qeveri qe drejtohet me paranoje dhe jo me arsye”,-tha dje Ngjela ne emer te Opozites se Bashkuar. Ai ka theksuar se ne vend, nuk ka demokraci dhe opozita nuk mund te pranojme argumentet e mazhorances. “Togfjaleshi i degjuar rendom para disa ditesh, prova, faktesh dhe grupfaktesh nuk eshte koncept juridik, eshte koncept psikiatrik. Ne nuk mund te pranojme paranojen per arsye dhe sallaten e fjaleve per argument. Ajo qe pranojme ne eshte fakti qe Shqiperia nuk ka zgjedhje te lira, qe shoqeria shqiptare nuk eshte ne demokraci”,-tha dje Ngjela. Nuk eshte hera e pare qe kryetari i PLD, ne emer te opozites kerkon protesta te dhunshme per rrezimin e qeverise Berisha. Ne muajin nentor, avokat Ngjela kerkoi te protestohej duke marre shembullin e protestave ne Orikum, ku u sulmuan forcat policore me gure. Q.Xhani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›