E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Beogradi, shpifje te uleta ndaj meje

Kryeministri Sali Berisha, ka hedhur poshte shkrimet e “Politikes” se Beogradit per pjesemarrjen ne tregtine me arme, gjate luftes ne Kosove 1998-1999. “Pretendimet e 'Politikes', qe eshte zedhenese e ultranacionalizmit serb dhe avokate e gjenocidit serb ne Bosnje dhe Kosove, nuk jane asgje tjeter, pos shpifje raciste”, ka thene Berisha per agjencine e lajmeve AFP. Gazeta "Politika" e Beogradit ka shkruar sot se “Berisha ka qene nje nga tregtaret kryesore me arme ne kohen e luftes ne Kosove, ndersa shtepia e tij ne Tropoje ka qene qender per blerjen e armatimit”. Sic pohon kjo gazete, emri i Berishes permendet nga kater deshmitare ne dokumentet e Prokorurise serbe per Krime te Luftes.
Berisha, raportet e "Politikes" i ka lidhur me “histerine antishqiptare te udhehequr nga Dik Marti“, te cilin e ka quajtur "nje racist, qe pa asnje prove, eshte duke u perpjekur te hedhe balte ne luften e shqiptareve te Kosoves”.
“Forma, ne te cilen jane bere akuzat, vetem mund te me nderoje”, ka thene kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, per te shtuar se “shpifjet qe 'Politika' e Beogradit dhe Dik Marti jane duke propaganduar serish … deshmojne racizmin, verberine e tyre dhe zhgenjimin e madh te tyre me clirimin e nje populli”. Ne intervisten per AFP-ne, kryeministri Berisha ka vene ne pah se Shqiperia “do te jete e hapur per cfaredo hetimi qe nderlidhet me luften ne Kosove dhe rastet tjera” nga ana e EULEX-it dhe Gjykates Nderkombetare te Hages.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›