E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet e fshatit baras me qytetin

09/06/2009  Xhaferri në Durrës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit Ferdinand Xhaferri, gjatë një takimi elektoral dje në zonën e Zallit në Fushë-Krujë, premtoi se në mandatin tjetër qeverisës pensionet e fshatit do të barazohen me ato të qytetit. Zyra e shtypit pranë PD-së bëri të ditur dje , se para banorëve të Zallit, z.Xhaferri vuri theksin te ndryshimi që ka pësuar Shqipëria në këta 4 vjet. Kandidati demokrat Ferdinand Xhaferri u ndal edhe te reforma e rritjes së pensioneve, duke sjellë në vëmendje faktin se "pensionet në fshat ishin 3400 lekë dhe sot janë 7000 lekë". "Premtimet e PD-së nuk mbarojnë me kaq, sepse në vitin 2010 pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit, ku minimalet ishin 13 mijë", - tha zoti Xhaferri. Pensionet janë një nga pikat e forta të PD-së në këtë fushatë, duke pasur parasysh dhe faktin se gjatë katër vjetve në pushtet i ka dyfishuar ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›