E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri hedh poshtëmundësinë që tëbisedohet ndarja e Kosovës

PRISHTINE-Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që ndarja e Kosovës të jetë pjesë e bisedimeve me palën serbe. Deklaratën e Borko Stefanovicit për këtë çështje, ajo e quan provokim që mund të rrezikojë stabilitetin e rajonit.

“Dihet qartë qëndrimi ynë. Koncepti i dialogut është për këtë çështje teknike dhe asnjëherë nuk do të pranohen temat politike. Mund të them se idetë e tilla që kanë ardhur nga Serbia dhe Z. Stefanovic janë ide destabilizuese për rajonin. Ne si qeveri e Kosovë udhëheqim me politika progresive, për të forcuar stabilitetin dhe paqen në rajon, si rrugë për integrimin evropian”, ka thënë Tahiri për gazetën “Express”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›