E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, AAK kërkonkomision hetimor përveprimtarinë e SHIK

PRISHTINË- Me nismën e deputetit të AAK-së, Burim Ramadani, në Kuvendin e Kosovës ka nisur debati për formimin e një komisioni hetimor në lidhje me aktivitetet e Shërbimit Informativ të Kosovës të njohur me emrin SHIK. Lajmi bëhet publik nga Radio Europa e Lirë.

Ramadani ka thënë se një debat i tillë, mes tjerash, do të identifikonte se kush ka qenë dhe çfarë roli ka pasur SHIK-u. Mbi të gjitha, ai është shprehur se dëshiron mendimin e Kuvendit nëse SHIK-u ishte një organizatë në interesin e Kosovës apo jo dhe nëse aktiviteti i këtij shërbimi mund të cilësohet si legal.

“Kuvendi i Kosovës duhet të marrë një qëndrim ndaj kësaj organizate për të paktën katër fusha. Fusha e parë ka të bëjë me ligjin, nëse ka qenë SHIK-u legal apo ilegal, duhet të jepet përgjigje e qartë. Fusha e dytë ka të bëjë me financat, burimin e financave dhe përdorimin e tyre. Fusha e tretë ka të bëjë me mandatin, me mekanizmat kontrollues të brendshëm dhe mekanizmat mbikëqyrës institucional të jashtëm. Dhe, fusha e katërt ka të bëjë me klasifikimin e informatave, ruajtjen e tyre, destinimin dhe metodat e mbledhjes së informatave”, ka thënë Ramadani.

Hetimi, ka nënvizuar Ramadani, nuk nënkupton që Kuvendi të merret me raste të individëve që kanë punuar në SHIK, por me vetë strukturën, funksionimin dhe organizimin e tij.

SHIK-u i njohur si organizatë e afërt sidomos me Partinë Demokratike të Kosovës, kishte shpallur përfundimin e aktiviteteve të veta në qershor të vitit 2008 nga shefi i këtij shërbimi, Kadri Veseli. Shuarja zyrtare e SHIK-ut ishte parë edhe nga ndërkombëtarët si një kusht i domosdoshëm për t’i lëshuar vendin strukturës së re të inteligjencës së Kosovës në ngritje e sipër, të quajtur Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›