"Jemi të gatshëmtë bisedojmëpër Veriun"
BEOGRAD-Ekipi negociator i Serbisë nuk e ka përjashtuar mundësisë që të bisedojë edhe për ndarjen e Kosovës", - është shprehur Borko Stefanoviç, shef i ekipit të Beogradit në bisedimet me Prishtinën. "Ne jemi të lirë të bisedojmë për çdo gjë dhe nga unë kurrë nuk do të dëgjoni: Jo, kjo është absolutisht e papranueshme dhe për këtë s'mund të flasim. Mendoj se edhe pala tjetër duhet t'ia përshtatë qasjen kërkimit të zgjidhjeve, e jo të synojë konfirmimin tonë për të ashtuquajturën pavarësi të tyre, sepse atë kurrë nuk do ta fitojë", - është shprehur ai.
Në të kaluarën, Beogradi nuk është deklaruar për mundësinë nëse do të mbështeste ndarjen e Kosovës. Qeveria në Prishtinë vazhdimisht ka ripërsëritur se e hedh poshtë një mundësi të tillë, duke këmbëngulur se Kosova do të mbetet brenda kufijve aktualë. Prishtina, gjithashtu ka përjashtuar mundësinë që çështja e statusit të jetë temë e bisedimeve me Beogradin. Në një intervistë për gazetën "Blic", Stefanoviç ka shtuar se çështja e statusit përmbahet në çdo temë që është hapur në bisedimet. "Deri tani, secila palë i përmbahet pikëpamjes së saj për statusin, por problemi lind atëherë kur njëra palë, kryesisht ajo e Prishtinës, insiston që ta konfirmojë pikëpamjen e vet për statusin. Puna jonë në këtë proces nuk është që përmes zgjidhjeve të ndërtojmë strukturën e të ashtuquajturës pavarësi të tyre, por t'i zgjidhim problemet konkrete përmes parimeve dhe standardeve evropiane", - ka theksuar Stefanoviç, duke shtuar se "në një mënyrë të çuditshme vërtetohet se ata, të cilët më së shumti kanë pasur frikë nga bisedimet për statusin, tani më tepër flasin për të. Nga ana tjetër, porositë nga e kaluara na mësojnë se për shkak të qasjes së tillë, bisedimet e mëparshme nuk kanë qenë të suksesshme". Sipas Stefanoviçit, në bisedimet me palën kosovare çështjet më kontestuese janë ato të vulave, të telekomunikimeve dhe të energjisë elektrike. Stefanoviç ka thënë se shpreson që deri në fund të këtij viti apo në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, do të zgjidhen disa nga çështjet më të rëndësishme, që pastaj, siç ka thënë, të mund të "hyhet në thelbin e rregullimit të marrëdhënieve" të Beogradit dhe Prishtinës. Deklarata e Stefanoviç bëhet disa ditë pasi Beogradi bisedoi me Moskën në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku dhe ka pasur rekomandime nga pala ruse.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tahiri hedh poshtë mundësinë që të bisedohet ndarja e Kosovës