“Tahirllari”, familja kërkon dëmshpërblim, ose do të ankohet në Strasburg
Vera Tahirllari kërkon nga drejtësia vendimin për dëmshpërblim
KORÇË – “Do t’i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut për të vënë në vend drejtësinë”. Kjo ka qenë deklarata e fundit e bërë nga familja e Gazmend Tahirllarit, i cili pesë vjet më parë gjeti vdekjen si pasojë e keqtrajtimeve të bëra nga policia. Ashtu si edhe në rastet e Amarildo Profundit dhe Eriguert Cekës, edhe në këtë rast, familja e viktimës kërkon dëmshpërblimin. E motra e 38-vjeçarit Tahirllari, e lodhur nga zvarritjet e deritanishme prej Gjyqësorit shqiptar, thotë se e vetmja shpresë është dërgimi i çështjes në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Apeli
Vera Tahirllari, motra e të ndjerit, thotë se shteti e ka braktisur. Sipas saj, krerët e institucioneve shtetërore po tallen me fatkeqësinë e tyre. “Nëse dhe Gjykata e Strasburgut nuk do të bëjë gjë, mbetet që familja të bëjë vetëgjyqësi”, - deklaroi ajo.
Çështja Tahirllari prej pesë vitesh po ende në dyert e gjykatave pjesëtarët e kësaj familje. Gjykata e Korçës ka vendosur t‘u japë atyre dëmshpërblim 400 mijë lekë, duke i dhënë fund çështjes gjyqësore mes familjes Tahirllari dhe Drejtorisë së Policisë pas qindra seancash gjyqësore, ku janë përballur palët në këto vite. Kjo ka sjellë revoltën e të afërmve, sipas të cilëve jeta e një të vrari nga shteti nuk vlen më pak se shpenzimet e varrimit ndaj tij. Familja, e cila ka kaluar kalvarin e tmerrit me zhvarrosje e gjyqe, të bindur se Gazmendin e vranë policët gjatë shoqërimit në Komisariatin e Korçës, fitoi të drejtën pesë vjet më parë. Edhe dy ditë më parë, kjo familje i është kthyer kërkesës së saj për dëmshpërblim.
Ngjarja
Historia ka nisur 5 vjet më parë, kur Gazmend Tahirllari është shoqëruar nga policia e Korçës, ndërsa dhuna e ushtruar nga punonjësit e grupit të gatshëm dhe oficeri i shërbimit kanë çuar drejt vdekjes viktimën. Fillimisht policia ka tentuar të fshehë të vërtetën, duke pretenduar se vdekja kishte ardhur si rezultat i përdorimit të madh të alkoolit, por pas zhvarrimit të kufomës, janë konstatuar shenja dhune që sipas mjekëve ligjorë i kishin shkaktuar vdekjen viktimës. Pas kësaj 6 punonjës policie të grupit të gatshëm kanë përfunduar në pranga, ndërsa është dënuar me masën më të lartë prej 16 vitesh burg Lorenc Balliu, oficer policie i ekstraduar pak javë më parë nga SHBA-të ku dhe është arrestuar. Policët e tjerë kanë marrë dënime të lehta dhe një pjesë e tyre pas kësaj ngjarje të bujshme që ka tronditur aso kohe policinë e shtetit i janë rikthyer sërish shërbimit në të. Në të gjitha raportet e organizmave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është kritikuar ashpër mënyra e trajtimit të të burgosurve dhe kushtet në qeli.
RASTET
Eriguert Ceka
Shtetasi Eriguert Ceka gjeti vdekjen në mjediset e paraburgimit të Komisariatit të Rrëshenit si pasojë e dhunës policore. Pasi u verifikuan të gjitha të dhënat dhe pretendimet e familjes Ceka, prokuroria nisi hetimet dhe pas zhvillimit të procesit gjyqësor, rezultoi e fajtor ishte gardiani i qelisë. Familja Ceka hodhi në gjyq policisë për të kërkuar dëmshpërblim, dhe pas një sërë seancash, ish-Gjykata e Mirditës dha vendimin për dëmshpërblim për të ëmën e Eriguert Cekës, në vlerë 2.3 milionë lekë, i pari i këtij lloji në Shqipëri.
Amarildo Profundo
Edhe shtetasi Amarildo Profundo ka rënë pre e dhunës policore. Ai është shoqëruar në komisariat dhe pas keqtrajtimit të bërë në mjediset e paraburgimit nga forcat e policisë, ai ka shkuar në banesë dhe është vetëvarur. Familja gjeti të dhëna për keqtrajtimin e bërë, i cili çoi më pas në vetëvrasje. Prokuroria nisi hetimet dhe u faktua pretendimi për ushtrim dhune. Familja Profundo kërkoi dëmshpërblim, por deri më tani nuk është marrë shuma e pretenduar prej saj. Edhe kjo familje ka deklaruar se do ta ndjekin çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.
Vatër tjetër epidemie në Jug, shtrohen 4 fëmijë me verdhëz
GJIROKASTËR – Pas epidemive të shkaktuara në qarqet e Beratit dhe Dibrës, një tjetër vatër është regjistruar në Gjirokastër. Brenda dy ditëve në pavijonin infektiv të spitalit rajonal “Omer Nishani”, janë shtruar katër fëmijë, të cilët dyshohet se kanë verdhëz. Sipas mjekëve, të miturit janë shfaqur me temperaturë të lartë, zverdhje në fytyrë dhe urinim me ngjyrë të kuqërremtë. Tre fëmijë të sëmurë janë pjesëtarëve të familjes Rizvo: Niko, Aleksandra dhe Kamberi, 6 dhe 8-vjeçarë. Mjekët e spitalit të Gjirokastrës, janë vënë në alarm nga rastet e paraqitura në infektiv dhe kanë shtruar të katër fëmijët së bashku me Floreta Xhiboi 5 vjeç, në pavijon të veçuar nga të sëmurët e tjerë. Të katër fëmijët janë akomoduar në një dhomë të vetme duke bllokuar hyrje-daljet e personave të tjerë nga frika e përhapjes së verdhëzës që është tërësisht ngjitëse edhe me anë të ajrit. Nuk është hera e parë që fëmijë nga komuniteti rom, shfaqin probleme me sëmundje të tilla, kjo për shkak të kushteve të këqija dhe varfërisë ekstreme të familjeve.
I vihet zjarri zonës afër Kalasë, pas hyrjes së Beratit në UNESCO
BERAT – Një zjarr i madh ka përfshirë kurorën e Beratit, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje prej 3 dynymësh, si dhe duke rrezikuar banesat karakteristike
Ka qenë ora 19:20 minuta e mbrëmjes së martë kur flakët kanë përfshirë shkurret që rrethojnë masivin me pisha shumëshekullore të kalasë së Beratit. Reparti i zjarrfikësve, i njoftuar nga banorët e lagjes “Kala”, ka shkuar menjëherë në vend dhe ka mundur që në një kohë shumë të shkurtër të lokalizojë flakët e zjarrit dhe ta shuajë atë. Masivi me pisha, që u përfshi nga flakët ndodhet vetëm disa metra larg shtëpive të banuara të një prej lagjeve më të vjetra muzeale të qytetit të Beratit. Punonjësit e repartit të zjarrfikës pohojnë se nga ky zjarr janë djegur 3 dynymë me shkurre që rrethonin masivin me pisha, si dhe një pjesë e pishave të vogla të sapo mbjella. Vitin e kaluar i njëjti masiv me pisha është përfshirë dy herë nga flakët dhe, sipas policisë, zjarri i rënë ka qenë i provokuar nga dora e njeriut, gjë që është konstatuar edhe mbrëmjen e së martës. Fatmirësisht kanë shpëtuar nga flakët pishat e kësaj zone, ndërkohë që policia po heton për gjetjen e zjarrvënësit. Vetëm tri ditë më parë UNESCO e përfshiu Beratin në listën e trashëgimisë kulturore botërore.
80-vjeçaren e lë zemra, gjendet e vdekur në banesë
DURRËS - Një grua e moshuar 80-vjeçare u gjet e vdekur në një banesë të marrë me qira në plazhin e Durrësit. Sipas policisë, 80-vjeçarja Vitori Qose, lindur në Korçë dhe banuese në Laç, u gjet e vdekur mbrëmjen e së martës në një banesë të marrë me qira në lagjen nr. 13 në Durrës, përballë Hotel "Florida". Mësohet se pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe dëshmive të marra në vendngjarje rezultoi se viktima vuante nga zemra. Ajo kishte ardhur për pushime në Durrës. Dy ditë më parë u nda nga jeta pushuesi Ali Jaha, nga Kosova, i cili u gjet i mbytur në Plazhin e Velipojës.
10 Korrik 2008