E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuper: Presim të jetë gati Beogradi

Mediat kosovare raportojnë se BE njoftoi se delegacioni serb nuk ishte i gatshëm të vazhdonte dialogun me Prishtinën. Ndërmjetësuesi për BE-në Robert Kuper, përmes një deklarate për mediat njoftoi vendimin e Beogradit.

Dialogu sot nuk është zhvilluar, sepse delegacioni serb nuk ishte i gatshëm të procedojë me diskutimet. Situata në portat doganore, në pjesën veriore të Kosovës, nuk është pjesë e dialogut e as subjekt i çfarëdo negociate të veçantë me Serbinë, theskoi Kuper.

Kuper shtoi se në takimin e sotëm duhej të diskutohej për energjinë, telekomunikacionin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale. Duhej të bisedohej gjithashtu edhe për implementimin e marrëveshjeve paraprake, të arritura gjatë dialogut në Bruksel, theksoi Kuper.

Sipas tij, dialogu do të vazhdojë kur pala serbe të jetë e gatshme për t`u riorganizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›