Tomori-Laçi 0-1, triumf kurbinas

/* */
Pas fitores me kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun (2-1), Laçi koleksionoi një tjetër trepikësh me vlerë, në fitoren 1-0 ndaj Tomorit, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë Superiore, të luajtur në asnjanësin “Roza Haxhiu” të Lushnjës dhe pa praninë e tifozëve.
Fatin e ndeshjes e vendosi një penallti e realizuar saktësisht nga mesfushori serb Dragan Trajkoviç (34’), pas faullit të shkaktuar nga portieri i dytë i Tomorit, Klajdi Kuka, i cili kishte zënë vendin e Ervin Llanit të pezulluar.
Për Trajkoviçin ky ishte goli i tij i dytë personal. Të dy rrjetat e tij janë realizuar nga pika e bardhë, teksa më parë kishte shënuar në barazimin 2-2 me Bylisin.
Trajneri i ri i Tomorit, Eqerem Memushi, debutoi me humbje, ndërkohë që skuadra e financuar nga Bashkia e Beratit dhe sponsori Ali Dyrmishi, dëshmoi se ende nuk e ka marrë veten nga humbja shokuese 6-2 me Shkumbini në Peqin, e që solli edhe dorëheqjen e ish-trajnerit Përparim Daiu.
Një tjetër sukses i trajneri të kurbinasve, Nevil Dede, i cili arrin rezultatin e katërt pozitiv rresht, qysh kur humbi në javën e parë ndaj Vllaznisë (3-1).
Takimi pati disa momente tensioni midis futbollistëve dhe stafeve tenike, veçanërisht në momentin e dhënies së penalltisë nga gjyqtari kryesor Emiljano Biçaku.
Pas pesë javëve të para, Laçi pozicionohet në vendin e katërt me 8 pikë, ndërkohë që Tomori ka grumbulluar 4 pikë.
KATEGORIA SUPERIORE
Java e 5-të
Sot, 14 tetor
Tomori-Laçi 0-1
Shënues: Trajkoviç 34’ (p)
Bylis-Kastrioti 0-1
Shënues: Plaku 9’
Të shtunën, 15 tetor
Flamurtari-Pogradeci 14:00
Vllaznia-Tirana 16:00
Skënderbeu-Kamza 18:00
Të dielen, 16 tetor
Dinamo-Shkumbini 13:00
Apolonia-Teuta 14:00
RENDITJA
1 Tirana 4 9
2 Kastrioti 5 9
3 Teuta 4 9
4 Laçi 5 8
5 Bylis 5 7
6 Apolonia 4 7
7 Vllaznia 4 6
8 Shkumbini 4 6
8 Flamurtari 4 6
10 Pogradeci 4 6
11 Skënderbeu 4 5
12 Tomorri 5 4
13 Kamza 4 3
14 Dinamo* 4 -2
* Dinamos i janë hequr 3 pikë nga FIFA për mospagimi e lojtarit kroat Dario Bodrusiç
Golashënuesit
7 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)
5 gola: Inkango (Kastrioti, 1p)
4 gola: Sukaj (Vllaznia)
3 gola: Dimo (Bylis, 1p); Bala (Tirana); Emurllahu (Laçi); Rama (Apolonia),
2 gola: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Veliu (Flamurtari), Plaku (Kastrioti), Trajkoviç (Laçi,2 p), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), G.Lika (Tirana), Bakiu (Tomori), Vajushi (Vllaznia)
1 gol: Gërxho (Apolonia); Koreshi (Bylis), Gega (Bylis), Arifaj (Dinamo); Hysa (Flamurtari), Begaj (Flamurtari), Rajoviç (Flamurtari); Mici (Kamza), Pema (Kamza), Ziambo (Kamza); Muçollari (Kastrioti), Turdiu (Kastrioti, 1p), Sefa (Kastrioti); Dragiçeviç (Laçi), Selimi (Laçi, 1 p); Tanushi (Pogradeci), Eminhazeri (Pogradeci), Çipi (Pogradeci); Xhyra (Shkumbini), Sulkja (Shkumbini), Magani (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini); Kërçiku (Skëndërbeu), Bratiç (Skënderbeu); Dushku (Tirana), Morina (Tirana); Markoviç (Teuta), Hyshmeri (Teuta), Çota (Teuta); Shameti (Tomori), Çela (Tomori)
Autogola: Markoviç (Teuta, në favor të Vllaznisë), Veliu (Flamurtari, në favor të Tiranës)